Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 “Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Empty
MesazhTitulli: “Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit   “Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit Icon_minitimeWed Mar 26, 2008 4:08 pm

Ka vendosur tė mos shkojė nga kjo botė pa provuar gjithēka i ofron ajo
me tė cilėn ka lidhur e mbushur jetėn e vet si shkrimtar dhe studiues;
krijimtaria artistike dhe studimore. Vitaliteti krijues i Nasho
Jorgaqit vazhdon tė prodhojė art dhe shkencė, madje t’i shtojė lexuesit
tė vet lloje e zhanre tė reja, ēka pėrbėjnė dhe shpėrfaqjen e re tė
kėtij personaliteti tė letrave shqip nė risi gjinish e llojesh letrare,
tė cilėt s’i kishim parė nė titujt e shumtė tė gjersotmė tė veprės sė
tij letrare. Nasho Jorgaqi ėshtė aktualisht mbase nga shkrimtarėt mė
prodhimtarė tė viteve tė fundit, i cili, pavarėsisht hip-zbritjeve tė
politikės dhe zhvillimeve social-kulturore tė Shqipėrisė, ka punuar e
selitur kopshtin e vet, duke ruajtur vlagėn dhe brazdat e nisura
hershėm; qė nė bankat e shkollės, nė zyrat redaktoriale tė shtėpive
botuese e mė tej, mes studentėve si drejtues dhe profesor i tyre.

Besoj
se s’ka bibliotekė, qoftė edhe e njė mėsuesi fshati diku nė Shqipėri
(dhe jo pak nė diasporėn shqiptare) qė tė mos ketė nė raftin e saj njė
titull tė veprės letrare a studimore tė Nasho Jorgaqit. Kjo sepse
profilet me tė cilat na jepet vepra shumėformėshe artistike dhe
historike e kėtij shkrimtari, sot ėshtė kaq e gjerė dhe e larmishme sa
duket sikur atė e ka shoqėruar tėrė jetėn letrare, jo vetėm meraku pėr
temėn, tematikėn dhe mesazhin qė do t’u pėrcjellė lexuesve, por edhe
forma e formati, lloji e gjinia, brenda tė cilės do derdhė artin apo
studimin e vet, gatuar me talent e pėrkushtim nė magjen e bollshme tė
kėsaj krijimtarie.
Prodhimi letrar i Nasho Jorgaqit, nisur si
prozator; me tregimet e para dhe novelat e mirėnjohura dhe ende tė
“shijshme” artistikisht, si “Dashuria e Mimozės” (1960), do tė
vazhdonin tė pasuroheshin ngutshėm pėr mė shumė se gjysmė shekulli me
tituj tė shumtė thuajse nga tė gjitha sferat e zhvillimeve shoqėrore tė
krijimtarisė sė mirėfilltė artistike, tė letėrsisė dokumentare dhe tė
studimeve.

Pėr pasojė, mund tė themi sot se Nasho Jorgaqi
ėshtė krijuesi dhe studiuesi shumėplansh. Talenti i spikatur dhe zelli
i tij studimor kanė sjellė veprat e veta thuajse nė tė gjitha fushat e
prodhimit letrar, hulumtuese dhe krijuese, si tregime e novela pėr
fėmijė dhe skenarė filmash pėr ata, romane dhe pėrkthime, studime
shkencore dhe letrare, letėrsi dokumentare, monografi, biografi e
udhėpėrshkrime deri edhe vepra shteruese si “Noliana”, (2001), frut i
njė pune studimore e hulumtuese shumėvjeēare.

Falė kėsaj pune
ngulmuese, plot pasion e pėrkushtim, biblioteka shqiptare (dhe jo vetėm
kjo), ka sot nė radhėt e veta vepra tė tilla si biografitė letrare tė
heronjve tė Luftės, si Qemal Stafa dhe Vasil Laēi, pėrmbledhjet
“Tregimet e mbrėmjes”, “Tregimet e Qemalit”, “Tregimet e pranverės”,
etj., novelat “Dashuria e Mimozės”, “Balada e nėnės”, “Ėndrra dhe
plagė”, etj., pėrmbledhjet e bukura me prozė poetike “Shpirti i
magjepsur”, “Manastiri dashurisė”, “Ndėshkimi i bukurisė”, “Ishte njė
dashuri”, “Poetika e dokumentit” (1987), udhėpėrshkrimet e shumta tė
kėtij autori si “Larg dhe afėr”, “Udhėve tė mėrgimit”, “Udhėtim me Fan
Nolin”, “Udhėtime letrare” (2001), biografitė “Qemal Stafa” e “Plumba
perandorit”(1980), deri edhe romani nė dy pjesė “Mėrgata e qyqeve”,
“Fanoliana” dhe atė qė autori ka mė pėr zemėr ta quaj veprėn e jetės,
“Jeta e Fan Nolit” (2006).

Tė vijmė tani tek ato; “dashuritė” e
reja tė shkrimtarit tonė, e cila kėtė herė sjellė njė prurje tė re;
paksa tė rrallė ndėr titujt e shumtė dhe faqet e pafundme qė shfletojmė
pėrditė. Ėshtė fjala pėr njė libėr tė ri, me pėrmbajtje tė re, madje
edhe me formė e lėndė, gjithashtu tė re. Dihet sa i ri ėshtė Hajku ndėr
autorėt shqiptarė. Njė mėnyrė e re, tepėr fine dhe ekspresive e tė
shprehurit tė artit dhe filozofisė, me vargje tė ndėrtuara me njė
rregullsi e kadencė poetike dhe mendim tė thellė. Dhe, si tė mos i
mjaftonin magjet e vjetra ku Nasho Jorgaqi derdhte dijen dhe artin e
vet nė gjysmėshekullin e fundit, provoi edhe kėtė, Hajku-n.

Dhe
ja, tri vjet mė parė morėm pėrmbledhjen e parė tė Nasho Jorgaqit me
Hajk, “Nėn hiret e bukurisė” (2005), e cila ishte njė buqetė-surprizė
pėr lexuesin dhe kolegėt e shkrimtarit. Duket, pikėrisht kjo pritje e
ngrohtė e nxiti autorin ta pėrsėdytė atė me librin “Momente hajku”, nė
tė cilin lexuesi humbet mbėrthyeshėm tek pėrjeton tablotė plot ngjyrė e
dritė, imazhet e mrekullueshme qė krijon ai trivargėsh i njohur i
Hajku-t, i cili, me mėnyrėn lakonike dhe artistike tė tė shprehurit, tė
mbush e tė ngop me mend dhe zemėr, me art dhe shkencė; me letėrsi,
filozofi dhe informacion. Pikėrisht ai trivargėsh, nė krijimin e Nasho
Jorgaqit, tek stopon ashtu brenda tij kohėn dhe gjithėsinė, shpirtin
dhe dijen njerėzore, merret me vete dhe pėrjetohet gjatė...


Por,
edhe kjo, “dashuri” e re e shkrimtarit tonė me Hajku-n, paēka se pak e
vonėt, gjithsesi nuk qenka e fundit!... Shumėllojshmėria e pafundme me
tė cilat pėrcillet arti ndėr breza, tėrėsisht tė njohura dhe tė
zotėruara mjeshtėrisht nga shkrimtari Jorgaqi, sjellin sė fundmi edhe
njė lloj tjetėr krijimtarie, e cila, paēka se e njohur nga tė gjithė,
ėshtė pėrdorur nga pak autorė. Libri i Jorgaqit me titullin “Njė tufė
gonxhe dhe gjemba”, botim i Argeta –LMG, vjen si pėrmbledhje
“Bibliotekės sė urtėsisė shqiptare”, me aforizma, fjali, deduksione,
sentenca, qė lexohen me njė frymė dhe pėrcjellin njė mesazh
gjithėpėrfshirės e tė gjithėkohshėm. Krijimtaria e urtėsisė
intelektuale, mbėshtetur nė pėrvojėn, dijen dhe urtėsinė popullore,
ėshtė e hershme sa vet njerėzimi. Thėniet lakonike me fuqi tė madhe
shprehėse, sigurisht janė veēori dhe produkt i njerėzve tė ditur e me
pėrvojė, njohės dhe vėzhgues tė vėmendshėm tė botės dhe tė natyrės
njerėzore”. Urtėsia, mė shumė se bijė e menēurisė, ėshtė bijė e
pėrvojės”, thotė autori (fq.133). Kjo lloj letėrsie
artistike-filozofike ka lindur qė nė lashtėsi si letėrsi e aforizmave
dhe sentencave, e fjalėve tė urta tė krijuara nga mendimtarė, burra
shteti e gojėtarė, historianė , dijetarė e artistė tė mėdhenj.
Sigurisht, edhe nė kėtė truall, autori Jorgaqi nuk shkel sė pari. Para
tri vjetėsh, ai u dha lexuesve librin e parė tė tij me kėtė lloj
letėrsie (Pėrmbledhje aforizmash), nėn titullin “Sythe mendimesh” e
cila, pėrbėnte njė risi ndėr titujt e shumtė tė kėtij autori.


fundmi, ja edhe njė tjetėr libėr, gjithashtu me aforizma, madje me njė
pėrzgjedhje dhe renditje tepėr tė volirtėshme pėr lexuesin e ēdo niveli
a grupi shoqėror. Autori e rendit lėndėn sipas alfabetit, ēka e
lehtėson pėrdorimin dhe rikthimin tek ajo aforizėm qė pėrkon me
mendimin a ndjenjėn e tij apo qė pėrqaset me fatin a jetėn e lexuesit.
Gjithė aforizmat i paraprin edhe numri rendor (gjithsej, 1367), i cili,
gjithashtu lehtėson pėrdorimin e librit duke veēuar aforizmėn qė
intereson mė shumė. E reja e kėtij shkrimtari nė kėtė fushė tė
krijimtarisė intelektuale qėndron jo vetėm nė lėvrimin e saj si formė
shprehėse-ekspresive, por sidomos nė atė ēka pėrcjellė me pėrmbajtjen e
kėsaj krijimtarie. Shtrirja e gjithėkahėshme dhe e gjithėkohėshme pėr
ta qėmtuar lėndėn nga ēdo sferė e jetės njerėzore, shpėrfaqin nė kėtė
libėr kuintesencėn e mendimit estetik, filozofik dhe artistik, tė mbarė
njerėzimit, tė formuluar e pėrcjellė shkurt dhe qartė.

Ndaj
edhe pėrjetohen gjatė nga lexuesi. Tė tilla janė; Dritarja-altari i
pritjes sė nėnės, Dashuroj, pra jam, Drama fillon nga mėdyshja, Familja
ėshtė vatėr, jo kafaz, Brenda fjalės lamtumirė jemi tė gjithė, Durimi
lėshon sythe urtėsie, Gratė dorėzohen, burrat kapen rob, Fitove zemrat,
fitove botėn, Fėmija, vetja jonė jashtė nesh, etj.

Siē shihet,
edhe nė kėto aforizma, lexuesi aty gjen veten nė tė gjitha nė tė gjitha
ēastet e jetės, nė ēdo moshė dhe vend, nė marrėdhėniet me veten, me
familjen e shoqėrinė, me mjedisin dhe moshatarėt, ēka e bėnė qė ato t’i
pėrjetojė si tė vetat, si ndodhi dhe pėsime tė tijat, sikur autori i
tyre s’e ka fjalėn pėr tė gjithė a gjithėsinė, por pikėrisht pėr mua;
lexuesin. Kėsisoj, ēdo krijim i bukur i kėtij libri, i pėrcjellė ashtu
shkurt dhe saktė, si me njė fjalė e me njė frymė, si diēka e ēastit,
por qė tė shoqėron gjatė, tė shkon e vjen nė mendje si njė profeci a
parandjenjė, e cila ka dhe s’ka lidhje me ty a me tė tutė.

Libri
i dytė i shkrimtarit dhe studiuesit Nasho Jorgaqit me aforizma nėn
titullin domethėnės “Njė tufė gonxhe dhe gjemba”, ėshtė i mirėpritur jo
vetėm pse shton titujt e paktė nė kėtė lloj letrar nė “Bibliotekėn e
urtėsisė shqiptare”, por edhe se shihet lehtė qė ky libėr, ėshtė
produkt i njė pune tė gjatė vėzhguese-hulumtuese dhe qėmtimi tė
vėmendshėm tė kėtij autori ndaj zhvillimeve tė pėrgjithshme dhe tė
pėrditshme tė jetės njerėzore. Pėrndryshe s’mund tė grumbullohet lehtė
njė pėrvojė kaq e madhe jetėsore, e shtrirė pafundėsisht nė kohė dhe
hapėsira dhe e derdhur kaq bukur e shkurt nė pak fjalė a rreshta. Si i
tillė, libri i ri “Njė tufė gonxhe dhe gjrmba”, shndėrrohet nė njė
libėr xhepi, shumė i pėrdorshėm nga gjithė kategoritė e lexuesve.

Vet
forma artistike nė tė cilėn ėshtė derdhur lėnda e bollshme jetėsore,
ndjell leximin dhe shton pėrjetimin nė ndjesinė e njeriut edhe pse aty
s’ka as ngjarje, as personazh, as heronj e heroina. E, mbase pikėrisht
kėtu ėshtė edhe njė e veēantė tjetėr e kėsaj krijimtarie. Ndaj, duke e
uruar autorin pėr kėtė prurje tė re artistike-filozofike, themi se kjo
duhet tė shėrbejė edhe si shtysė pėr gjithė krijuesit tanė pėr mė shumė
libra tė tillė, por edhe pėr atė ēka i ka munguar promovimit mė dukshėm
dhe ndjeshėm tė kėsaj letėrsie, dobisė artistike dhe edukuese qė ajo
mbart dhe pėrcjellė ndėr lexuesit e shumtė. Dhe, duke folur kėshtu pėr
njė “dashuri” te re tė autorit, le tė shpresojmė qė s’do jetė e fundit.
Vitaliteti krijues, puna pėrkushtuese dhe sistematike e gjersotme e
Nasho Jorgaqit, optimizmi qė e mbush dhe e ngroh gjendjen e tij
shpirtėrore, na e premtojnė kėtė. pėrherėshme e ēdo moshe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
“Dashuritė” e reja tė Nasho Jorgaqit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lajmet me te reja nga futbolli

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: