ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Duke vėshtruar tė kaluarėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje


Male
Numri i postimeve : 598
Age : 26
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

MesazhTitulli: Duke vėshtruar tė kaluarėn   Wed Mar 26, 2008 4:09 pm

Askush nuk do qė tė kujtojė tė kaluarėn, e megjithatė ajo tė shfaqet me
"kokėfortėsinė" e saj, me dramat e tragjeditė e mėdha. Skena e teatrit
tė kohės mbetet gjithmonė e hapur, sa herė qė njerėzit e harrojnė tė
kaluarėn me dhimbjet e saj kanceroze. Nuk e di, po mė ėshtė bėrė zakon
qė, sa herė qė eci nėpėr e monopolet e jetės sė sotme, mė duhet ta
kthej hera-herės kohėn prapa. Mė ngjan se diēka ka mbetur nė "orėn e
kohės", si nė orėn e xhamisė sė Tiranės, qė ka ngecur nė tė katėr anėt
e saj, si ta kishte mbėrthyer njė ngėrē i tmerrshėm. Duke u kthyer nga
Athina nė Tiranė, rrugėtim ky i shpeshtuar kėto vitet e fundit, mė
ėshtė bėrė si njė refleks ndalesa nė qytetin e Fierit, ku kam shumė miq
krijues, po ku mė ka pėrgjuar edhe fataliteti im: "Historia e njė
vajze". Aty, nė "Art - Galeri Frashėri", mė pret gjithmonė miku im
shkrimtar, Tasi Proko, me gotėn e rakisė pėrpara, me njė filxhan kafeje
ekspres dhe me ritin e tij tė ndezjes sė cigareve njėra pas tjetrės.

Kjo
galeri, ku mblidhen shpesh tėrė krijuesit fierakė, po edhe ata tė
Tiranės, tė Vlorės...dhe ne tė Athinės (apo ku u mblodhėn para pak
kohėsh gjithė humoristėt e Shqipėrisė), s'ka tė bėjė aspak me
vėllezėrit Frashėri, po me tri pemėt frashėr qė kishin mbirė aty nė tė
kaluarėn dhe ku ka mbetur vetėm njėri nga trungjet e tyre. Si pėr tė na
rrėfyer qė e tėrė jeta e sė kaluarės ka mbetur si ky trung i zhveshur i
drurit frashėr qė poeti e skulptori Haxhi Kalluēi e la si "relike",
natyrale pranė shtėpisė sė tij, ku ngriti kėtė "ēerdhe artistėsh".
Doemos qė nė "bodrumin" e poshtėm, "e vjetra", do tė jetė mė befasuese,
me relike e portrete njerėzish e poetėsh qė e pėrjetuan tė kaluarėn,
por edhe tė atyre qė e kanė ende njė kėmbė nė tė sotmen, sikundėr ėshtė
edhe "puna ime". Qe dita e Shėn Valentinit dhe, tek shihja tufėn e lule
mimozave qė kishte mbledhur Tasi pėr t'ia ēuar mikeshės sė tij, na u
kujtua ai prifti i prapė italian qė pagėzonte e celebronte fshehtas tė
rinjtė e dashuruar.

Pikėrisht nė kėto ēaste do tė hynte aty
njė mjekrosh, fizionomia e tė cilit mu duk tepėr e njohur, po disi e
pakapshme, me "fijet" e saj tė shpėrndara nė tė kaluarėn. Tek e
pėrqafova instinktivisht kėtė njeri tė pėrzemėrt, me njė portret tė
bukur, m'u rishfaq nė mendje poezia e Haxhi Kalluēit pėr merimangėn e
tjerrjen e pambarimit tė pėlhurės sė saj ,ku plaken shpesh edhe
kujtimet tona, po edhe ngatėrresat e degėzimet e rrėnjėve tė sė
kaluarės. Dhe "ato" do tė vinin rishtazi nė njė histori tė dhimbshme,
tek "Historia e njė vajze" qė na i solli pėrsėri ky mjekrosh simpatik
qė e quajnė Shpėtim Shehu dhe ishte atėherė njė nga aktorėt mė tė
talentuar tė Teatrit Dramatik tė Fierit, njėherėsh edhe protagonist i
asaj drame ku "theva qafėn", e nisa karvanin e gjatė tė vuajtjeve tė
mia. Akoma nuk mė qen hequr nga truri i nga shpirti njollat e "njollave
tė murrmė", kur mė pllakosi ajo e keqe madhe, ku do tė merrnin pjesė
edhe partiakė tė zemėruar. O zot!, - thashė me vete, nga mu shfaq ky
njeri i mirė, pėr tė mė kujtuar atė kohė tė keqe, kur Ramiz Alia erdhi
nė Fier qė tė "bėnte gjėmėn" pėr njė shfaqje tė thjeshtė artistėsh, ku
flitej vetėm pėr dashurinė e papėrfunduar tė njė vajze, pėr tė drejtėn
e saj qė tė vendoste ajo vetė zgjedhjen e shokut ėt jetės e qė, si ta
themi, nuk gjeti dot edhe njė "

Shen Valentin" pėr ta ndihmuar
nė tė fshehtat e shpirtit tė saj tė pėrvėluar nga dashuria. "Mė deshi
ai qė nuk e doja, desha atė qė nuk mė donte", - thoshte ajo. E
brengosur pėr jetėn e dashurinė e saj fatkeqe. Mirėpo, sekretari i
Partisė sė Fierit, njė injorant si Pirro Gusho, tundi kėrcėnueshėm
gishtin e tij tė stėrmadh mbi kokat e artistėve, e quajti tėrė kėtė
histori njė "prostitucion" tė hapėt, si akt tė pashoq liberalizmi dhe
Ramizi u shtrėngoi atyre lakun pas fytit.

U ndėshkua autori,
regjisori dhe njė tregimtar qė punonte diku nėpėr zyrat e tyre, ndėrsa
autori i kėtyre radhėve, qė kishte mbrojtur kėtė shfaqje nė gazetėn
"Drita", u nis pėr nė dyert e ferrit. Kėshtu qė "Historia e njė vajze"
u kthyen nė njė histori tragjike tė njė njeriu qė duhet tė rikthehet
pikėrisht kėtu, nė Fier, pas 33 vjetėsh, si ky trung i prerė i drurit
tė frashėrit. Dhe, sado qė aty do tė vinte "i zoti i shtėpisė", Haxhi
Kalluēi, piktori Viktor Bullgari, poeti Zoi Dashi, dy poetėt e rinj,
Alfred Mehmeti e Petrit Nika, fabulisti Mihal Krimēe e sado qė tė
"binte kėmbora" disa herė pėr ta risjellė aty Liljanėn me tabakanė e
gotave tė rakisė, nuk do tė mund tė ma hiqnin kėtė hije tė sė kaluarės.


S'do tė bėnte dot gjė as shkrimtari e eseisti Petraq Kote, po
s'po vinte aty e as miku im i shtrenjtė nė Athinė, piktori Leonidha
Bullgari, i vėllai i Viktorit. Natyrisht qė as vėshtrimet e Jakovit, tė
Ismailit e tė Dritėroit, nga portretet e tyre varur nė mure, nuk do mė
"shpėtonin" dot. Mė ngrohte vetėm vėshtrimi po aq i ngrohtė i
Dritėroit, i kėtij pijetari tė rrallė, qė dukej sikur mė thoshte:
"Ktheje dhe njė pėr mua, sa tė vejė koka nė tavan e tė "pėlcasė" trarėt
e frashrit..!" Edhe ca miq tė tjerė, qė vijnė shpesh kėtu si Xhevua,
Maksimi e Koēi Petriti, janė tė po kėsaj "pune". Ėshtė si balsami i
jetės, ky "rangu dionisiak". Tė trullos pak, dhe tė bėn tė harrosh edhe
atėherė kur nuk duhet harruar
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
Duke vėshtruar tė kaluarėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tė respektohen ligjet duke mbrojtur interesat e udhėtarėve
» Lavdrim Muhaxheri duke e marrė nė pyetje djalin qė e ekzekutoi me antitank (Video +18)
» Milazim Kajtazi:Duke lexuarė pėrmbledhjen me poezi tė mikut Agim Gashi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: