ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Akademia Diplomatike e Vjenės dėshiron ta ndihmojė Kosovėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje


Male
Numri i postimeve : 598
Age : 26
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

MesazhTitulli: Akademia Diplomatike e Vjenės dėshiron ta ndihmojė Kosovėn   Thu Mar 27, 2008 12:39 pm

Jiri Grusa: Akademia Diplomatike e Vjenės dėshiron ta ndihmojė KosovėnAkademia
Diplomatike e Vjenės, e cila ka njė traditė tė gjatė dhe tė begatshme,
meqė pėrfshin nė vete edhe pėrvojat e akademive simotra tė Parisit,
SHBA-ve dhe tė vendeve tė tjera perėndimore, dėshiron qė ta ndihmojė
Kosovėn pėr krijimin e njė gjenerate tė re diplomatėsh
.Kryetari
i PEN-it ndėrkombėtar dhe drejtori i Akademisė Diplomatike tė Vjenės,
Jiri Grusa ka qėndruar pėr njė vizitė nė Kosovė, me ftesė dhe organizim
tė Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji (UBT).Njė ligjėratė
dhe debat nė UBT, njė debat nė RTV21, takimi me presidentin e Kosovės,
dr.Fatmir Sejdiu dhe me zyrtarė tė tjerė tė lartė kosovarė, takimi me
drejtuesit e Pen Qendrės sė Kosovės ka qenė agjenda e vizitės sė
z.Grusa, i cili, gjithsesi, u njoh mė shumė me Kosovėn, por dhe dha
shumė mesazhe dhe u njoh me zhvillimet nė Kosovė.
Njė disident i
pėrjetshėm, Jiri Grusa ka lindur mė 1938 nė Pardubice, nė Ēeki.
Pėrkufizimi mė i plotė pėr tė ėshtė: poet, prozator, pėrkthyes,
diplomat dhe politikan. Karrierėn letrare e ka filluar nė vitet e
60-ta, me romanin “Knapsack”.
Nė vitin 1978 ai ėshtė arrestuar nga
regjimi komunist i vendit tė tij, pasi kishte shpėrndarė 90 kopje tė
romanit “The Questionnaire”. Nė vitin 1982 ai u largua nga vendi i tij dhe u vendos nė Bon tė Gjermanisė.
Nėntė vjet mė vonė, nė vitin 1991, ai u kthye sėrish nė Bon, por tash jo si i ikur, por si ambasador i Ēekisė nė Gjermani.
Ndėr
romanet mė tė njohura tė tij janė “Queen’s Gambit”, “Dr.Kokes” dhe
“Babyllon”, derisa nė poezi dallohen pėrmbledhjet “Prayer for Janinka”
dhe “Rhein Watch”.
Aktualisht, dr.Grusa ėshtė drejtor i Akademisė
Diplomatike tė Vjenės, nė bashkėpunim me tė cilėn UBT organizon
studimet pėr diplomaci, si dhe kryetar i PEN-it ndėrkombėtar, njė
asociacion qė ka qendrat e veta nė 101 vende tė botės, dhe i cili
promovon miqėsinė dhe bashkėpunimin intelektual mes shkrimtarėve tė tė
gjitha vendeve, lufton pėr lirinė e shprehjes dhe pėrfaqėson letėrsinė
botėrore.Letėrsia e angazhuar, nė kontekst mė shkrimin e Zhan
Pol Sartrit “Letėrsia e angazhuar”, ka qenė temė e ligjėratės dhe
debatit tė organizuar nė UBT. Pjesėmarrės nė debat theksuan se kjo
letėrsi ka qenė e pranishme sidomos nė periudhėn e komunizmit, nė vende
tė ndryshme tė botės dhe nėnkupton letėrsinė e detyruar dhe tė
porositur.
“Unė e kisha lexuar Prustin mė parė sesa Zolėn. Zola
mbetet nė aspektin letrar njė personalitet me ndikim, por Prustin mund
ta lexoj sikur tė ishte shkruar dje, dhe ky ėshtė dallimi ndėrmjet
literaturės sė angazhuar dhe literaturės sė vėrtetė. Edhe sot ka
letėrsi tė angazhuar, por dallon nga koha e mėparshme”, tha Jiri Drusa.Letėrsia
e angazhuar dhe krijimtaria e presidentit tė ndjerė tė Kosovės,
dr.Ibrahim Rugova ka qenė temė e takimit tė z.Grusa me anėtarėt e PEN
Qendrės sė Kosovės. Sipas Grusės, angazhimi i shkrimtarėve ka ndėrruar
gjatė kohėve tė ndryshme dhe tash ėshtė nė trend shitja e vetvetes dhe
prezantimi sa mė i madh i vetvetes nė media.
Ndėrsa, duke krahasuar
ish-presidentin Rugova me ish-presidentin Vacllav Havel, Grusa ka
thėnė se Rugova ėshtė njė shembull qė pėrfaqėson mė tė mirėn qė mund
t’i ndodhė njė shkrimtari, i cili angazhohet, por edhe shkruan njė
literaturė jashtė angazhimit tė vet.Grusa gjatė qėndrimit
dyditor nė Kosovė ka theksuar se kjo vizitė do t’i shėrbejė ta njohė mė
mirė letėrsinė nė Kosovė, e cila pėr tė ėshtė ende njė letėrsi e re.
“I
njoh kolegėt e Kosovės nga puna ime nė Londėr dhe nė Vjenė, janė shumė
miq tė mirė tė mi dhe puna qė bėjnė ata ėshtė njė punė shumė e mirė.
Nuk ėshtė e lehtė tani tė them se ēfarė mė pėlqen nga Kosova, cilėt
autorė apo shkrimtarė. Jam takuar me Ibrahim Rugovėn pesė vjet mė parė
dhe ai ėshtė i vetmi pėr tė cilin di mė shumė”, deklaroi Grusa.
I
cytur nga qėndrimet e kolegėve kosovarė qė nuk ndihmohen me asgjė nga
qeveria e vendit, Grusa ka shpjeguar se vetė pozicionimi i shkrimtarėve
i detyron ata tė kenė njė distancė nga qeveria. “Ēdo PEN i mirė
gjithmonė ka probleme me qeverinė dhe kjo ėshtė njė punė normale, sepse
ne nuk jemi tė varur nga qeveria. Puna jonė nuk ėshtė qeveritare dhe
prandaj na duhet tė mbajmė njė distancė nga punėt e qeverisė.
Komplikimet qė ka PEN-i janė probleme tė tyre, nėse qeveria dėshiron
t’i ndihmojė ata, atėherė ky do tė jetė njė rast i mirė pėr vetė
anėtarėt e PEN-it, por ky nuk ėshtė ndonjė obligim i qeverisė”, tha
Jiri Grusa.Aktualiteti politik, ndėrkaq, ka dominuar takimin e z.Grusa me presidentin e Kosovės, dr.Fatmir Sejdiu.
“Besojmė
qė Kosova shpejt do tė pavarėsohet dhe do tė njihet ndėrkombėtarisht,
kėshtu qė na duhet shtrirja e njė rrjeti diplomatik nė vendet e
Bashkimit Evropian, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė OKB dhe nė
vendet e tjera, me tė cilat kemi raporte tė veēanta, siē ėshtė edhe
Austria, e cila ka pasur pėrherė njė qasje tė mirė ndaj Kosovės”, ėshtė
shprehur presidenti Sejdiu nė takim. “Pėr ne ėshtė shumė e rėndėsishme
qė ta integrojmė Kosovėn nė familjen evropiane dhe ndihma qė mund tė
japė akademia juaj ėshtė shumė e mirėseardhur”, ka shtuar ai.
Nga
ana e tij, Jiri Grusa tha se Akademia Diplomatike e Vjenės, e cila ka
njė traditė tė gjatė dhe tė begatshme, meqė pėrfshin nė vete edhe
pėrvojat e akademive simotra tė Parisit, SHBA-ve dhe tė vendeve tė
tjera perėndimore, dėshiron qė ta ndihmojė Kosovėn pėr krijimin e njė
gjenerate tė re diplomatėsh.
“Kompetenca e akademisė sonė sa i
pėrket kuadrove qė punojnė nė institucione diplomatike ėshtė e thellė
dhe ne jemi tė gatshėm qė t’ju ofrojmė mbėshtetjen tonė”, tha Jiri
Grusa.Jiri Grusa: Do ta ndihmojė Kosovėn pėr krijimin e njė gjenerate tė re diplomatėsh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
Akademia Diplomatike e Vjenės dėshiron ta ndihmojė Kosovėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Skėnderbeu, Mbreti luftėtar i Shqipėrisė", vjen nė atdhe
» Chris Tucki:Tash vjen Baci Vlla!
» IDRIZ ZEQIRAJ:12 QERSHORI 1999 DATON ĒLIRIMIN E KOSOVĖS-KUSH PO PĖRPIQET TA FALSIFIKOJĖ HISTORINĖ
» Xhesika Vula:Pranimi i Rezolutės 1244 pėr shkak tė kėmbėnguljes sė Serbisė, devalvon pavarėsinė e Kosovės, tė shpallur mė 17 shkurt 2008
» Djepat shqiptar dhe ritet tjera dhe foto historike

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajme e Portalit-
Kėrce tek: