Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Kompjuteri ose PC Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 Kompjuteri ose PC

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

Kompjuteri ose PC Empty
MesazhTitulli: Kompjuteri ose PC   Kompjuteri ose PC Icon_minitimeThu Mar 27, 2008 5:43 pm

Kompjuteri???

<hr style="color: rgb(209, 209, 225);" size="1">




Kompjuter
quajme nje mekanizem te automatizuar i cili transformon nje informacion
(i quajtur informacion, te dhena ne hyrje) ne nje tjeter ose krijon nje
informacion te ri (i quajtur te dhena, informacion ne dalje).
Termi Informatik
Termi informatikė i ka zanafillat e veta nė fjalė franceze
“informatique”, e pėrbėrė information (lajm,njoftim) dhe automatique
(vetvetiu) dhe u pėrdor pėr herė tė parė mė 1962. Me kėtė fjalė do tė
tregohet: “njė bashkėsi teknologjish tė tipit elektronik tė perkushtuar
pėr mbledhjen, regjistrimin, pėrpunimin e tė dhėnave dhe prodhimin e
informacionit.
Informatika ėshtė shkencė:
• e analizės teorike dhe konceptim i sistemeve informatike Informatika teorike,
• e formimit organizativ dhe teknik te sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
• e realizimit tė sistemeve informatike, sidomos e realizimit tė komponentėve teknike (Hardware)- Informatika teknike
Detyra e informatikės qėndron kėshtu nė nxjerrjen e tė dhėnave qė i
referohen njė problemi, informacionet qė nevojiten pėr zgjidhjen ose
trajtimin e vetė problemit. Mjeti themelor teknoogjik nė tė cilin
bazohet informatika ėshtė Pėrpunuesi Elektronik. Ēdo kompjuter, nga mė
i fuqishmi deri tek mė ekonomiku, ėshtė i pėrbėrė nga dy elemente
themelore: hardware dhe software (hard = i forte, i rėndė; soft = i
butė, i lehtė ware = pėrbėrės). Me termin hardware (shpesh shėnohet
vetėm me HW) tregohet ēdo element fizik(trupor) dhe qė zė njė volum e
ka njė masė tė caktuar i njė kompiuteri (kasa, ekrani, kujtesa, disku,
tastiera, njesite hyrėsė dhe dalėse etj.) Nga ana tjetėr me termin
software tregohen kryerjet apo zbatimet qė zhvillohen nė kompjuter
(Word, Excel, Gimp, ...) dhe qė nėpėrmjet informacioneve qė hyjnė nga
hardwari, prodhojnė rezultatet e kėrkuara nga pėrdoruesi.
Pjesa Hardwere
Mė parė pėrcaktonte termi Hardware nė Anglisht copa metali,me tė cilat
forcoheshin prodhime druri,me qėllim pėr tė rritur
cilėsine(forcėn,pėrdorimin e jetėgjatėsine)e tyre.
Sot pėrdoret Hardware[Harduer] ndėr tė tjera pėr Pajisje pėrbėrėse nė
njė Sistem Kompjuterik(Njehsor).Kėtu hyjnė tė gjithė grupet
ndėrtuese(Procesori,Kujtesa RAM,etj.) dhe aparatet rrethuese. Mė
thjeshtė nė Hardware hyn ēdogjė qė mund tė preket.Pėrkundrazi
pėrcaktohen si Software Programet e te Dhėnat(qė nuk mund tė preken).
Nė Hardware hyjnė:
• Mjetet dhėnėse ( Shtypėsi[printer],Ekrani,Beamer,Zėforcuesi...)
• Mjetet futėse ( Tastiere,Mi,Joystick...)
• Mjetet ruajtėse (Disk,Rrufe[Flash]kujtesė,pajisjet CD-ROM disk,DVD disk,Zip disk,Jaz disk...)
• Kartat shtesė ( shtuese ) ( Karta Pamore[grafikės],Karta e Zėrit,Karta Rrjetit,TV-karta,ISDN-Karta,USB-Karta...)
• Mjetet lexuese( lloje tė ndryshme Scaner ose Kėrkues ) dhe
• Pjesa themelore e ndėrtimit tė Njehsorit( kompjuterit ) siē ėshtė
pllakėza amė (anglisht quhet edhe: Mother- apo
Main-board),Ēipi,Procesori dhe Kujtesa (RAM).
Arqitektur Kompjuterike
[redaktoni]
Gjuhet Softwerike
Kompjueteret pa paisje softwerike as qe do te ishin te paramenduar.
Softwari eshte ndermjetesues midis shfrytezuesit(perdoruesit) dhe
makines. Permes softwarit, shfrytezuesi dergon udhezimet, ato
perpunohen ne procesor, pastaj paraqiten rezultatet e kerkuara.
Llojet softwereve
Softwaret ndahen ne disa grupe, nder me te rendesishmet: Software Aplikativ dhe sistemor.
[redaktoni]
Software Aplikativ
Perdoret zakonisht nga shfrytezuesit per qellime te ndryshme, softwari
perdorues eshte i mundur qe te punoje, nese softwari sistemor eshte i
pranishem. Softwari sistemor eshte ndermjetes ne mes software,Apl dhe
pc.
Sigurimi i Kompjuterit
Ēfarė janė viruset?
Virus ėshtė fjalė e pėrgjithėshme pėr programe keqbėrėse qė janė tė
aftė tė infektojnė kompjuterat dhe tė shpėrndahen vetvetiu. Viruse nuk
lindin vetvetiu por programohen nga specialistėt e kompjuterave pėr tė
kryer funksione tė ndryshme. Viruset kanė pėr qėllim dėmtimin e
skedarėve, fshirjen e memorjes, pėrgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e
informacionit, ngadalėsimin e rrjeteve kompjuterike, etj.
Si hyjnė nė kompjuter?
Virusėt shpėrndahen me tė gjitha mėnyrat qė shpėrndahen edhe skedarėt e
tjerė. Ata mund tė shkarkohen nga interneti, mund tė jenė bashkėngjitur
nė email, mund tė hyjnė nga kompjuterat e tjerė, nga disketat, CD, etj.

Disa viruse pėhapen vetvetiu duke shfrytėzuar dobėsi tė sistemit
operativ (windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren nė
kompjuter nga vetė pėrdoruesi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

Kompjuteri ose PC Empty
MesazhTitulli: Re: Kompjuteri ose PC   Kompjuteri ose PC Icon_minitimeThu Mar 27, 2008 5:45 pm

Si tė mbrohem prej virusėve?
Mbrojtja mė e mirė ėshtė qė t'i parandalosh dhe mos t'u japėsh mundėsi
tė infektojė skedarėt e kompjuterit. Po arritėn tė infektojė
kompjuterin, ateherė nuk ke garanci se kompjuteri mund tė pastrohet
plotėsisht. Viruset qė kanė pėr qėllim vjedhjen ose spiunimin zakonisht
pastrohen pa prolem, por viruset qė dėmtojnė skedarėt e sistemit
operativ zakonisht nuk mund tė pastrohen dhe tė detyrojnė tė fshish
gjithēka qė ke nė kompjuter dhe tė fillosh nga fillimi.
Sistemi operativ nuk ėshtė i aftė tė mbrojė kundėr viruseve, prandaj
nevojiten programe antiviruse qė janė tė aftė tė zbulojnė viruset dhe
tė mbrojnė kundėr infektimit.
Si punojnė antivirusėt?
Antivirusėt kanė njė listė tė madhe tė viruseve tė njohur dhe
monitorojnė kompjuterin gjatė gjithė kohės pėr tė zbuluar nėse ndonjė
prej tyre ėshtė futur nė kompjuter.
Kriminelėt e kompjuterave ndėrtojnė viruse tė rinj ēdo ditė, prandaj
edhe lista e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania qė ka prodhuar
antivirusin studion viruset e rinj dhe publikon azhurnimet qė
mundėsojnė zbulimin, mbrojtjen dhe luftimin kundėr infeksioneve. Disa
antiviruse azhurnohen automatikisht, ndėrsa disa tė tjerė duhet tė
azhurnohen nga pėrdoruesi i kompjuterit, zakonisht duke shkarkuar dhe
instaluar azhurnimet nga faqja e kompanisė nė internet.
Pėrveē monitorimit tė kompjuterit, antivirus tė jep mundėsinė tė bėsh
njė kontroll (ose scan) tė tė gjithė skedarėve tė kompjuterit.
Kontrolli kėshillohet tė bėhet tė paktėn njėherė nė muaj, sidomos pėr
kompjuterat qė shkėmbejnė informacion nė internet, nė rrjetet lokale,
ose me disketa, CD, etj.
A mjafton antivirusi?
Instalimi i antivirusit ėshtė i domosdoshėm dhe ofron mbrojtje kundėr
viruseve por nė botėn kompjuterike rreziku nuk vjen vetėm nga viruset.
Ka dhe programe tė tjera qė bėjnė reklama, ndryshojnė konfigurimin e
kompjuterit, ngadalėsojnė internetin, hapin dyer tė fsheta nė
kompjuter, pėrgjojnė informacionin qė shkėmbehet, vjedhin fjalėkalimet,
etj. Nuk ka asnjė program qė tė mbrojė kundėr gjithė kėtyre rreziqeve,
prandaj ėshtė detyra e pėrdoruesit tė kompjuterit qė tė tregojė kujdes
dhe tė mirėmbajė kompjuterin.
Si tė parandaloj sulmet?
1. Azhurnoni sistemin operativ pėr tė arnuar tė gjitha problemet qė
mund tė shfrytėzohen nga keqbėrėsit. Konfiguroheni kompjuterin qė tė
azhurnohet automatikisht ose kujtohuni qė ta azhurnoni vetė ēdo muaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

Kompjuteri ose PC Empty
MesazhTitulli: Re: Kompjuteri ose PC   Kompjuteri ose PC Icon_minitimeThu Mar 27, 2008 5:46 pm

Nėse nuk keni antivirus:
Symantec/Norton
Shkarkoni sav9.exe nga rezultati i parė i kėrkimit tė google. kėtu.
AVG
Shkarkoni versionin falas tė antivirusit AVG kėtu. Klikoni mbi lidhjen
nė fund tė faqes, ku lexon "AVG Free Edition installation files".
AntiVir
Shkarkoni versionin falas tė antivirusit AntiVir nė anglisht ose gjermanisht.
Avast Home Edition
Shkarkoni programin kėtu. Pasi ta instaloni, duhet tė regjistroheni nė
kėtė faqe pėr tė pėrdorur antivirusin falas pėr 1 vit. Pas 1 viti duhet
ta regjistroni pėrsėri.
Windows Live
Microsoft ėshtė duke testuar programe tė cilėt lejojnė pastrimin e
kompjuterave nga virusėt nėpėrmjet shfletuesit tė internetit.
Kėshillohet qė tė pėrdorni njė nga programet mė lart, por nėse nuk
mundeni, mund tė pėrdorni edhe pastrimin nėpėrmjet internetit kėtu.
Shtypni butonin "Full Service Scan" dhe ndiqni udhėzimet.
Trend Micro HouseCall
Edhe ky ėshtė njė shėrbim i kompanisė Trend Micro qė mundėson pastrimin
e kompjuterit nėpėrmjet internetit. Hapni kėtė faqe dhe shtypni lidhjen
"scan now". Shėrbimi ėshtė falas.
Ēfarė janė adware, spyware?
Adware quhen programet qė bėjnė reklama. Spyware quhen programet qė
pėrgjojnė pėrdorimin e kompjuterit, zakonisht faqet qė viziton nė
internet ose emailin. Programet qė pėrgjojnė internetin mundohen tė
zbulojnė se ēfarė i intereson pėrdoruesit dhe dėrgojnė reklama qė u
pėrshtaten atyre interesave.
Ēfarė dėmi shkaktojnė nė kompjuter?
Ka shumė programe tė ndryshme nė kėtė grup por shumica pėrqėndrohen nė kėto:
- Ndryshimi i faqes sė hapjes tė shfletuesit (internet explorer, netscape, aol, msn, etj).
- Instalimi i ikonave tė reja nė krye tė shfletuesit. Zakonisht kėto
ikona janė pėr kėrkimin e internetit, dyqane, bixhoz, pornografi,
shkarkime (download), etj.
- Hapja e dritareve ose mesazheve tė ndryshme qė ju ofrojnė tė blini
diēka, tė vizitoni njė faqe, tė luani njė lojė, tė merrni njė
shpėrblim/llotari qė keni fituar, etj.
- Gjurmimi dhe pėrgjimi i faqeve qė vizitoni me qėllim qė tė bėjnė reklama qė u interesojnė.
- Ngadalėsojnė kompjuterin dhe lidhjen e internetit.
- Ngarkojnė kompjuterin me programe tė shumta.
- Fshihen nė kompjuter dhe nuk tė japin mundėsi pėr ti hequr.
Lexoni pyetjet e shtruar nė kėtė temė pėr probleme tė tjera tė shkaktuar nga kėto programe.
Si futen nė kompjuter?
- Duke hapur njė program qė i instalon ato. Ky program mund tė futet nė
kompjuter nga emaili, mund tė shkarkohet nga faqet e internetit, nga
Kazaa, shkėmbimi i skedarėve nė Chat (mirc, msn, yahoo, aol), e plot tė
tjera.
- Shumė nga kėto programe instalohen me, ose pa dijen tėnde, kur
viziton njė faqe interneti. Kėto faqe pėrdorin mėnyra nga mė tė
ndryshmet me dritare tė vogla pop-up, mesazhe tė ndyshme, cookies,
reklama, flash, activex, etj qė tė gėnjejnė ose detyrojnė pėrdoruesin
pėr tė instaluar reklamat, pėr tė ndryshuar faqen e hapjes nė internet
explorer, pėr tė instaluar njė toolbar, etj.
Disa prej kėtyre faqeve shfrytėzojnė gabimet ose konfiguracionin e
gabuar tė shfletuesit (internet explorer) dhe instalohen menjėherė pa
bėrė asnjė pyetje.
- Njė pjesė tjetėr e programeve parazitė vijnė bashkė me programe tė
tjera. Pothuajse tė gjithė programet e vegjėl qė ofrohen falas si
Kazaa, Date Manager, Time Manager, Calendar, Gator, lojra interneti,
gjatė instalimit futin nė kompjuterin tuaj edhe programet parazitė qė
pėrgjojnė veprimtarinė e komjuterit dhe pastaj dėrgojnė reklama nė
lidhje me informacionin qė pėrgjuan. psh: Nqs unė hap njė faqe me
muzikė tė Madonės, programi spiun do ta shikojė kėtė dhe do dėrgojė njė
reklamė pėr tė blerė njė album tė Madonės.
Kini kujdes se disa nga programet qė hiqen sikur i ndalojnė reklamat,
instalojnė akoma mė shumė. Pėrdorni vetėm programet serioze si Ad-Aware
(jo adware), Spybot, CWShredder.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
Sponsored content





Kompjuteri ose PC Empty
MesazhTitulli: Re: Kompjuteri ose PC   Kompjuteri ose PC Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kompjuteri ose PC
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Hardwer Kompjuteri-
Kėrce tek: