Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
DiNa
Fillestar/e
Fillestar/e



Male
Numri i postimeve : 6
Age : 39
Registration date : 31/03/2008

MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Empty
MesazhTitulli: MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ   MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ Icon_minitimeTue Apr 01, 2008 12:50 am

Nė mediat tona elektronike nuk i krijohet ndonjė hapėsirė e veēantė krijimtarisė origjinale tė fushės sė muzikės. Pėr ngjarjet muzikore nuk mungon informimi, por mungon kritika e paanshme dhe vlerėsimi profesional. Mediat e shkruara informojnė, ndonjėherė bėjnė analiza tė fenomeneve, por edhe ato, nė shumicėn e rasteve, bien nė grackėn e joprofesionalizmit...
Mediat elektronike, transmetimi dhe vlerėsimi
Nė Kosovė tanimė punojnė disa kanale televizive, disa radiostacione lokale e qendrore. Kėto institucione, natyrisht qė kanė skemat e tyre programore njėvjeēare, njėmujore, javore dhe ditore. Nė kėto programe duhet tė jetė planifikuar edhe prania e krijimtarisė muzikore tė krijuesve tanė. Prania a kėsaj krijimtarie duhet tė bėhet temė diskutimi e profesionistėve, veēmas e asociacioneve kompetente tė muzikės. Pėr tė pasur njė pasqyrė mė tė qartė e mė objektive pėr programet muzikore nė mediat e pėrmendura, kėrkohen tė bėhen analiza, anketime, grumbullim i tė dhėnave, nė mėnyrė qė tė shihet pėrqindja (po edhe vlera artistike) e muzikės, nė krahasim me programet e tjera. Pas viteve nėntėdhjetė dhe, natyrisht, edhe pas luftės sė fundit nė Kosovė, me konsolidimin e mjeteve auditive dhe audivizuele nuk ėshtė bėrė ndonjė hulumtim lidhur me prezentimin e krijimtarisė muzikore tė kompozitorėve tanė. Mirėpo, edhe pėrkundėr kėsaj, nuk duhet mund i madh qė tė vėrehet se ēfarė ėshtė kjo prani dhe cila ėshtė cilėsia e saj. Ka indikatorė relativisht objektivė se kjo krijimtari ėshtė fare pak e pranishme nė kėto media, sidomos nė radiostacionet lokale. Ne nuk dimė pėr ndonjė emision tė veēantė nė mediat elektronike qė i kushtohet kijimtarisė sonė muzikore. Kjo krijimtari mund tė jetė e pranishme nė emisione tė ndryshme informative, pėrmes incizimitfilmimit e mė pas emetimit tė kėsaj krijimtarie nė raste koncertesh, festivalesh etj. Tash, kur mė nuk punon produksioni i muzikės, mungon edhe incizimi i veprave tė kompozitorėve tanė. Pėr dallim nga radiot, kanalet televizive janė mė tė kufizuar kohėsisht qė tė japin emisione me muzikė serioze, aq sa ofron mundėsia e radios. Megjithatė, televizionet, sidomos RTK-ja, po edhe RTV-21 kohėve tė fundit, gati ēdo herė bėjnė incizimin e koncerteve ndėr festivale tė kėsaj muzike, ku ka edhe vepra tė kompozitorėve shqiptarė. Kėto incizime mė pas transmetohen, nė raste dhe rrethana tė ndryshme, ashtu siē janė incizuar, nė tėrėsi, pa ndonjė veēim dhe dallim tė asaj qė ėshtė vepėr e nodnjėrit nga komopzitorėt tanė. Pra, prezentimi i muzikės sonė edhe nė rrethana tė kėtilla ėshtė gati si njė rastėsi.
Muzika nė mediat e shkruara
Kundrejt mediave elektronike, shtypi ka njė funksion tjetėr nė lidhje me prezentimin dhe me praninė e krijimtarisė muzikore. Pėrderisa mediat elektronike ofrojnė mundėsinė e pėrjetimit tė veprės muzikore, shtypi u ofron mundėsi tė tjera adhuruesve tė kėtij arti. Pėrmes formave tė ndryshme shkrimore bėhet prezentimi, studimi, vlerėsimi, lajmėrimi dhe propagandimi i krijimtarisė muzikore tė njė mjedisi tė caktuar e mė gjerė. Shtypi ka qėllimin e drejtpėrdrejtė tė afirmimit dhe tė njohjes me tė arriturat krijuese artistike, duke dhėnė mundėsinė tė inkuardohen nė rrjedhat e krijimtarisė edhe ata qė nuk janė krijues tė drejtpėrdrejtė tė veprės apo interpretues tė saj. Pos mėnyrave informuese lidhur me koncertet, me vepra tė krijuara, me paraqitjen e programit tė mjeteve komunikuese etj., krijimtaria muzikore duhet tė gjejė vend edhe nė aspektin vlerėsues. Pėrkundėr pėrpjekjeve, mundėsive qė ofrojnė redaksitė e gazetave e revistave tona, mund tė thuhet se prezenca e krijimtarisė muzikore nė to ende ėshtė nė sasi tė vogėl dhe me njė kriter gjthashtu joadekuat. Nė mungesė tė profesionistėve (pėrjashtuar kėtu ata pak emra shkruesish bashkėpunėtorė tė jashtėm) qė do tė prezetonin me njė nivel tė lakmueshėm krijimtarinė muzikore dhe tė arriturat e tjera nga kjo fushė, shkrimet nė shtypin tonė, nė rastet mė tė shpeshta, marrin trajtimin e informimit tė thjeshtė ose tė vlerėsimit tė paargumentuar si dhe tė prezentimeve tė pėrcipta pėr njė vepėr muzikore, pėr njė krijues, instrumentist apo edhe pėr ndonjė ngjarje tė rėndėsishme nga kultura jonė muzikore. Por, marrė nė tėrėsi, shėnimet publike nė to janė evidente, edhe pse nuk mund tė flitet pėr ndonjė proporcionalitet nė krahasim me vėllimin e pasurisė krijuese, me potencialin interpretues qė momentalisht punon e vepron nė Kosovė. Nė raste tė shpeshta vėrehet njė prirje qė t’i kushtohet rėndėsi mė tė madhe formave sekondare e triviale tė krijimeve e ngjarjeve muzikore qė nuk hyjnė shumė bindshėm nė sferėn e krijimtarisė, sesa ngjarjeve me karakter tė mirėfilltė artistik dhe vlerave tė vėrteta krijuese artistike. Arsyet e kėsaj gjendjeje mund tė gjenden te dy faktorė: nėpėr redaksitė e gazetave punojnė gazetarė tė cilėve nuk u mungon dėshira dhe gatishmėria pėr tė ndihmuar afirmimin dhe pėrhapjen e tė arriturave nė krijimtarinė muzikore, por u mungon (shumicės prej tyre) njohja pak mė e thellė e vlerave, respektivisht jovlerave. Njė faktor tjetėr janė vetė krijuesit dhe ata qė kanė kompetencė tė thonė mė shumė lidhur me kėtė veprimtari artistike. Ata, nė raste tė shpeshta, i kaplon ndjenja dhe lakmia e afirmimit, kėrkesa e levėrdisė materiale dhe, kėshtu, herė rrinė indiferentė ndaj krijimtarisė sė tė tjerėve, ose bėhen oportunė, duke humbur kėshtu objektivitetin e vlerėsimit pėr kolegėt dhe veprat e tyre. Ka edhe autorė qė mė me ėndje bėjnė shkrime me pretendime estetike, teorike, pedagogjike, sociologjike, muzikologjike etj. dhe mė pak futen nė fushėn e kritikės dhe tė analizave profesionale. Megjithatė, me njė pėrkushtim pak mė kėmbėngulės tė tė interesuarve pėr muzikėn, krijimtaria jonė muzikore nė mjetet e informimit, veēmas nė shtyp, do tė bėhej objekt i rėndėsishėm nė zhvillimin e gjithmbarshėm tė artit dhe tė kulturės sonė muzikore nė pėrgjithėsi.
Profesionalizmi dhe kriteret e pranisė
Pra, ēėshtja e krijimtarisė dhe e kulturės muzikore nė kėtė mjedis duhet tė jetė preokupim pak mė i madh edhe i mjeteve tė komunikimit masiv, sepse, siē ka thėnė njė studiues i muzikės, pėrvoja na ka mėsuar se nuk mjafton vetėm tė shkruhen vepra tė vlefshme muzikore, tė cilat nuk janė tė rralla edhe nė ditėt e sotme, por ėshtė e domosdoshme qė kėto vepra me vlerė artistike tė incizohen e tė publikohen nė mėnyrėn sa mė adekuate, qė ato pastaj tė vendosin njė komunikim sa mė intensiv me publikun dhe tė interesuarit pėr kėtė fushė tė krijimtarisė. Kujdesi ndaj krijimtarisė, sikundėr edhe kujdesi ndaj recepcientit qė e pranon kėtė krijimtari, mund tė ketė sukses, nėse pėrmes mjeteve tė informimit e tė komunikimit bėhen disa veprime tė nevojshme, si marrja parasysh e krijimtarisė muzikore origjinale, gjithnjė duhet kushtuar kujdes relacionit krijimtari-informim e komunikim, sikundėr edhe nevoja qė pėrmes mjeteve tė komunikimit tė ushtrohet ndikim nė formimin kulturor muzikor tė masės sė gjerė etj. Si pėrfundim, duhet thėnė se nė tė gjitha mjetet e komunikimit masiv tė hapėsirės sonė kulturore kėrkohet shtimi i sasisė me vėmendje nė cilėsi tė shkrimeve, tė paraqitjeve e tė vlerėsimeve pėr krijimtarinė muzikore, qoftė nė mjetet elektronike, qoftė nė ato shkrimore. Po u realizuan suksesshėm kėto kėrkesa, mund tė jemi tė sigurt se nė mjedisin tonė do tė krijohet njė gjerėsi mė e madhe pėr komunikim nė nivel me vlerat e kėsaj krijimtarie. Po ashtu do tė ndikohej edhe nė ngritjen receptuese tė vlerave tona nga adhuruesit mė tė shumtė se deri tash. Do tė ishte mirė qė mjetet e komunikimit e tė informimit tė bėhen faktorė tė rėndėsishėm nė afirmimin e krijimtarisė muzikore tė kultivuar, po edhe tė asaj popullore, e tė mos bėhen parcializime midis kėtyre dy tipeve tė krijimtarisė, se njėra pa tjetrėn e ērregullojnė shijen dhe orientimin e adhuruesve muzikorė, e sidomos tė asaj tė kultivuar. Si duket ende nuk ėshtė kuptuar drejt e mirė roli qė kanė mjetet e komunikimit masiv nė ngritjen e tėrėsisė kulturore tė mjedisit konkret. Dhe, pėrderisa nė shtėpitė informative nuk ka profile tė specializuara muziktarėsh tė ngritur, si dhe programe tė definuara qartė pėr kriteret e pranisė sė muzikės dhe posaēėrisht krijimtarisė sonė muzikore nė to, ky mjedis kulturor ende do tė mbetet i paemancipuar nė raport me artin dhe kulturėn muzikore nė pėrgjithėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.dinknushi.piczo.com
 
MUZIKA DHE MEDIAT NĖ KOSOVĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Postoni MuzikA te NdryshmE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajme e Portalit-
Kėrce tek: