ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Ēka jane viruset

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Antartiku
Webmaster
Webmaster


Numri i postimeve : 123
Location : in PC
Job/hobbies : Programming
Registration date : 04/02/2008

MesazhTitulli: Ēka jane viruset   Sun Apr 06, 2008 8:35 pm

CFARE JANE VIRUSET ?

Viruset jane programe te ndertuara mbi kod dhe/ose skripte, qe ndryshe nga programet e tjere ne kompjuter, ndertohen ne shumicen e rasteve me qellime dashakeqe (per te shqetesuar dhe bezdisur perdoruesin e kompjuterit apo per te demtuar). Them ne shumicen e rasteve, sepse ne raste te rralla ka edhe viruse qe krijohen me qellim mbrojtjeje, sic ben NATO, FBI apo organizata te tjera te rangjeve te tilla (Sic ben kohet e fundit edhe Shqiperia e cila ka blere ndonje version te vjeter te Magic Lantern). Shto ketu edhe kategorine e Trojanve te publikuar me licence RAT (Remote Administration Tool). Disa viruse infektojne skedaret .com apo .exe, ndersa disa te tjere perhapen duke i'u bashkangjitur pershembull dokumenteve Word apo Excel. Kur nje skedar i infektuar aktivizohet nga perdoruesi, (sipas llojit), aktivizohet ne format e tij te ndryshme edhe vete virusi. Viruset kane nje "payload". Me fjalen "payload" nenkuptohet qellimi final per te cilin eshte ndertuar ai virus, pra dicka e ngjashme me levizjen "mat" ne shah. Sot ekzistojne dhjetera mijera viruse te shkruajtur ne gjuhe te ndryshme programimi.Sa per te krijuar nje ide per shpejtesine eksponenciale te zhvillimit te tyre po jap nje statistike te vetme, per vetem njerin nga llojet e shumta te viruseve. Ne vitin 1986, u diagnostikua boot virusi i pare. Deri ne vitin 2002 kjo shifer ka arritur ne 70.000 te tille.


LLOJET E VIRUSEVE

Megjithese ekzistojne shume lloje virusesh dhe mini-programesh te ngjashme, nje klasifikim i shpejte i ketyre mund te behet si me poshte :
- Viruset Boot Sector : Keta jane llojet e viruseve qe infektojne zonen e disketave apo hard disqeve ku ruhen skedaret e sistemit. Kur e startoni kompjuterin tuaj nga nje diskete apo hard disk i infektuar, keta lloj virusesh aktivizohen. (Michelangelo, Brain...)
- Viruset e Skedareve : Ky eshte lloji i viruseve qe aktivizohet dhe prek skedaret e progameve me ekstensione si .exe dhe .com. (Chernobil[Win.CIH]...)
- Viruset Makro : Keta jane virus skripte te vegjel te cilet perhapen me ndihmen e produkteve te paketes Office, si Word, Excel etj. Duke perdorur scriptet macro keta lloj virusesh mund te bejne me teper se sa mund te mendohet. (Laroux...)
- Viruset ActiveX dhe Java : Keta jane viruse qe mund te shfrytezojne kontrollet e ndryshme qe mund ti jene shtuar nje faqeje web. (Gigger...)
- Viruset Multipartitate : Ketu bejne pjese llojet e viruseve te cilet shfrytezojne njekohesisht disa teknika perhapjeje.
- Viruset Polimorfe : Keta jane viruse te cilet shumohen duke e nderruar vazhdimisht identitetin e tyre.
- Worm-et : Keta tashme jane perfshire prej kohesh ne kategorine e viruseve me rrezikshmeri te larte. Keta ne pergjithesi perhapen nepermjet rrjeteve. Keta nuk e ndjejne nevojen per te infektuar skedare qe te perhapen. Veteshumohen duke infektuar fillimish sistemin dhe me pas duke u shperndare ne rrjet infektojne edhe kompjutera te tjere. Worm-et ne pergjithesi programohen qe te shperndahen ne kompjutera te tjere duke perdorur LAN dhe posten elektronike. Shume prej tyre mbartin vecorite, dhe sillen edhe si macro, edhe si viruse skedaresh. (Melissa, I Love You, Nimda...)
- Trojanet : Trojanet sic mund ta keni imagjinuar e marrin emrin nga Kali i Trojes dhe sillen pikerisht ne kete menyre. Meqenese perbejne nje rrezik te larte per sigurine keta klasifikohen edhe si viruse. Keta nuk veteshtohen dhe nuk infektojne ne rast se nuk aktivizohen me apo pa dashje nga viktima. Keta preferohen mjaft nga ata qe vetequhen hacker dhe sherbejne per te kontrolluar ne largesi kompjuterin e infektuar. Normalisht keta programe perbehen nga dy pjese : Klienti dhe Serveri, ku ky i fundit eshte skedari qe infekton kompjuterin viktime. Nje trojan mund te kryeje veprime nga me te thjeshtat, deri te me te rrezikshmet... pershembull edhe te formatoje kompjuterin viktime.
- Hoax : Keto ne pergjithesi jane mesazhe te derguara nepermjet internetit, te cilat permbajne keshillime, lajme apo sugjerime te rreme. Pershembull, nje lajmerim i mberritur nepermjet postes elektronike i cili ju keshillon te qe per arsye te ndryshme (normalisht te rreme) te ndermerrni me doren tuaj veprime qe do te demtonin sistemin tuaj. Ne raste te tilla vlen te kontrollohet dhe sigurohet mire burimi nga i cili vjen nje informacion i tille.
- Jokes : Nga vete emri i tyre, keta nuk jane viruse por programe qe simulojne mesazhe virusesh duke bere shaka dhe duke ngjallur panik te perdoruesi. Keta mund te behen edhe mjaft te bezdisshem.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
Ēka jane viruset
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Nga tradita jonė-Plisi
» Lexim tematik i " Krushqit janė tė ngrirė " novelė tė Ismail Kadaresė
» Cikėl shkrimesh rreth punės me nxėnės me aftėsi tė kufizuara mendore!
» Tekstet e stėrngarkuara
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tutoriale-
Kėrce tek: