ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Zbulohet nje sistem i ri planetesh

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Shpetimii
Webmaster
Webmaster
avatar

Male
Numri i postimeve : 277
Job/hobbies : Programing and Design
Registration date : 03/02/2008

MesazhTitulli: Zbulohet nje sistem i ri planetesh   Thu Apr 10, 2008 12:33 am


Me mire te themi nje mini sistem planetesh, pasi
sistemi ne fjale perbehet vetem nga nje yll dhe dy planete te ngjashem
me Saturnin dhe Jupiterin. Sistemi planetar ndodhet 5000 vite drite
larg Tokes dhe rrotullohet rreth yllit OGLE-2006-BLG-109L (i cili se
shpejti duhet te marre nje emer me konkret duke qene se eshte bere
mjaft i njohur ne rrethet shkencore). Kerkuesit kane arritur te gjejne
vetem dy planete magjithate nuk perjashtohet mundesia e zbulimit te
planeteve te tjere. Sistemi duket sikur eshte nje forme e zvogeluar e
sistemit tone Diellor, pasi planetet e gjetur kane gjysmen e mases se
Jupiterit dhe Saturnit, po ashtu edhe ylli eshte sa gjysma e Diellit
tone. Ata ndodhen 2 here me afer yllit te tyre megjithate e njejta
distance i ndan nga njeri tjetri si ajo e 2 gjiganteve te sistemit
tone.
Ajo qe eshte me interesante eshte metoda e perdorur per zbulimin e
ketij sistemi. Teknika eshte e bazuar ne te ashtuquajturen mikrolente
gravitacionale, nje fenomen i zbuluar nga Albert Ajnshtajn. Per ta
shpjeguar me pak fjale, sipas teorise se relativitetit nje trup me mase
te madhe eshte ne gjendje te perthyeje hapesiren perreth. Ne rastin e
nje ylli hapesira e perthyer sherben si nje lente e cila thekson
(zmadhon) driten e leshuar prej tij. Neqoftese rreth yllit ne fjale
ndodhen edhe planete keto te fundit duke perthyer hapesiren rreth tyre
sjellin crregullime te lehta ne driten e leshuar nga ylli i tyre. Duke
matur keto crregullime eshte e mundur te llogaritet prezenca e
planeteve rreth nje ylli te larget. Matjet jane mjaft komplekse dhe
jane dashur njembedhjete dite vezhgimesh per te arritur ne nje rezultat
konkret, megjithate kjo metode eshte nje nga metodat me premtuese per
te ardhmen e astronomise dhe astrofizikes. Ajo cka eshte me e
rendesishme eshte se kjo teknike mund te perdoret per zbulimin e
sistemeve me shume planete, madje edhe me planete te vegjel sa Toka.
Per te konfirmuar rezultatet e tyre astronomet e universitetit te
Ohaios, kane kerkuar ndihmen e nje rrjeti observatoresh amatore te
ndodhur ne hemisferen e jugut. Keshtu kane mundur te mbledhin vezhgimet
e 11 teleskopeve te ndryshem para se te benin llogaritjet per te
vertetuar me siguri prezencen e ketyre planeteve.
Rezultati i arritur eshte publikuar ne prestigjiozen Science. Qellimi i
kerkuesve eshte te arrijne te zbulojne ekzistencen e planeteve te
ngjashem me Token dhe te ndodhur ne distancen e duhur per te mundesuar
ekzistencen e ujit ne gjendje te lengshem dhe pse jo edhe shfaqjen e
Jetes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.dinama.net
 
Zbulohet nje sistem i ri planetesh
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjon Neēaj: Zbulohet pasaporta e Bajram Currit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shkenca-
Kėrce tek: