ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Milan-Dinjo, afron “martesa”!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
avatar

Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Milan-Dinjo, afron “martesa”!   Sun Apr 13, 2008 10:18 pm

Duket se “martesa” midis Ronaldinjo dhe Milanit ėshtė shumė afėr dhe kėtė e ka konfirmuar adiministratori i deleguar i kuqezinjve, Adriano Galiani. Mendohet qė ky i fundit do tė udhėtojė javėn e ardhshme nė Barcelonė pėr tė arritur zyrtarisht marrėveshjen me drejtuesit katalanas. Vėllai i Ronaldinjos, Roberto de Asis dhe Adriano Galiani janė takuar pėr tė dytėn herė radhazi, ku kanė darkuar sė bashku me Ernesto Bronxetin, kėshilltar i merkatos midis Italisė dhe Spanjės. Nė deklaratat e dhėna pėr tė pėrditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, Galiani ka konfirmuar se akordi me Ropnaldinjon ėshtė shumė afėrm por duhet tė pritet java e ardhshme, ndoshta dita e martė, pėr tė zyrtarizuar gjithēka. “Jemi shumė afėr qėllimit tonė, megjithatė asgjė nuk ka pėrfunduar. Duhet tė presim edhe pak”, ishin fjalėt e Galianit pas takimit tė dytė me vėllain dhe menaxherin e yllit brazilian. Sipas shtypit italian, klubi i Milanit ėshtė i gatshėm tė ofrojė njė kontratė deri nė vitin 2012 dhe njė rrogė prej 8 milion eurosh nė sezon pėr Ronaldinjon. Por, problemi qėndron te shumė qė do tė pėrfitojė kubi i Barcelonės pėr shitjen e Ronaldinjos. Kuqezinjtė ofrojnė 20 milion euro, ndėrsa drejtuesit katalanas kėrkojnė plot 30 milion euro. Kjo ėshtė njė pikė shumė e rėndėsishme, e cila do tė diskutohet javėn e ardhshme, kur dy klubet do tė takohen me njėra�tjetrėn. Deri atėherė, gjėrat do tė mbeten siē janė, por vetėm takimi i Galianit nė Barcelonė me drejtuesit e klubit katalanas do tė zbardh misterin mbi tė ardhmen e Ronaldinjos. Pėr momentin, duket se tė dyja palėt janė dakord, por i vetmi shqetėsim ėshtė shuma qė Milani do t’i paguajė Barcelonės. Ekziston edhe njė mundėsi, qė nė bazė tė rregullit 17 tė FIFA�s, kuqezinjtė mund ta blejnė Ronaldinjon pėr vetėm 16 milion euro, njė ēmim shumė qesharak duke patur parasysh rėndėsinė e njė ylli si Ronaldinjo.

Roberto de Asis konfirmon bisedimet

Vėllai dhe menaxheri i Ronaldinjos, Roberto de Asis, nė njė intervistė tė dhėnė pėr tė pėrditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport”, ka konfirmuar para�akordin midis brazilianit dhe drejtusve tė Milanit. “Ronaldinjo dhe Milani kanė rėnė dakord pėr momentin, por akoma nuk ėshtė vendosur asgjė. Nuk kemi firmosur dhe zyrtarisht nuk ekziston asnjė kontratė e firmosur. Milani ėshtė njė klub i madh dhe vėllai im ndihet shumė krenar, gjithmonė nėse ky operacion do tė realizohet, megjithatė nuk duhet tė nxitohemi”, tha De Asis, i cili gjithashtu konfirmon se Ronaldinjo ka njė kontratė aktuale me klubin katalanas. “Dinjo ka njė kontratė, por unė nuk mund tė konfirmoj asgjė. Eshtė futboll dhe gjithēka mund tė ndodhė. Unė nuk mund tė them asgjė, por duhet tė presim edhe pak pėr tė qartėsuar gjithēka. Ronaldinjoka njė kontratė deri nė vitin 2010 me Barcelonėn, duhet tė rikuperohet nga dėmtimi dhe vetėm koha do ta tregojė se ēfarė do tė ndodhė me tė”, tha vėllai i Ronaldinjos: “Dėshira e vėllait tim ėshtė qė tė rikuperohet sa mė shpejt dhe shpresojmė qė tė ndodhė kėshtu. Ronaldinjo ka shumė dėshirė tė luajė dhe tė rikthehet nė fushėn e blertė”.

Barēa nuk mohon asgjė

Pas deklaratave tė Roberto de Asis, i cili ka konfirmuar se Ronaldinjo ėshtė shumė afėr kalimit pėr te Milani, drejtuesit e Barcelonės nuk kanė mohuar asgjė nė lidhje me tė ardhmen e yllit brazilian, por vetėm kanė qėndruar nė heshtje. Presidenti i klubit katalanas, Hoan Laporta dhe Zv.presidenti Mark Ingla, nuk kanė dashur tė flasin nė lidhje me ēėshtjen e Ronaldinjos dhe kalimin e tij te Milani. Pėr momenti, drejtuesit katalanas nuk kanė dhėnė asnjė deklaratė nė lidhje me tė ardhmen e Ronaldinjos dhe gjithashtu nuk kanė dalė nė konferencė pėr shtyp pėr tė konfirmuar ose mohuar tratativat me klubin milanez. Heshtja e Barcelonės dhe e drejtuesve tė saj, lenė tė kuptohet se Ronaldinjo ėshtė shumė afėr Milanit. Nė kampin katalanas tė gjithė e kanė mendjen te rikthimi i Lionel Mesit dhe te ndeshja midis Manēester Junaitedit nė Champions League. Dy sfidat me “Djajtė e Kuq” janė nė qendėr tė vėmendjes dhe priten me shumė interes nga kampi katalanas.

Saki: Dinjo s’ka qenė gjithmonė profesionist!

Ish�trajneri i kombėtares italiane, Arrigo Saki, ka akuzuar Ronaldinjon pėr formėn e tij tė dobėt dhe mos impenjimin nė stėrvitje. “Ronaldinjo kurrė nuk ėshtė stėrvitur me impenjimin e duhur dhe profesionalizmi i tij nuk ka qenė gjithmonė i jashtėzakonshėm. Zoti i ka dhėnė shumė cilėsi dhe talent, por ai nuk ka ditur t’i shfrytėzojė gjithmonė ato”, tha Saki, i cili shprehet se rikthimi nė formėn e mėparshme varet vetėm nga vetė lojtari brazilian. “Ronaldinjo ėshtė ai qė ka nė dorė tė ardhmen e tij. Nėse vazhdon tė stėrvitet shumė, atėherė mund tė rikthehet nė nivelet e mėparshme. Kėtė sezon Ronaldinjo pothuajse nuk ka luajtur fare, kėshtu qė mendoj se do t’i duhet njė punė shumė e madhe pėr tė arritur formėn e duhur”.

Krujf: Roni duhet tė zgjedhė mė tė mirėn!

Ish�lojtari dhe trajneri i Barcelonės, Johan Krujf, ka dalė nė mbrojtje tė Ronaldinjos, pėr tė cilin ka thėnė se duhet marrė njė vendim qė t’i duket i pėrshtatshėm pėr tė ardhmen e tij. “Nėse gjėrat nuk funksionojnė ashtu siē duhet dhe nėse Ronaldinjo nuk dėshiron tė qėndrojė nė Barcelonė, atėherė mendoj se duhet tė largohet. Ai e di vetė se ēfarė duhet tė zgjedhė dhe ėshtė i lirė tė bėjė ēfarė tė dojė. Ronaldinjo duhet tė zgjedhė mundėsinė mė tė mirė pėr veten e tij dhe ai e di se cila ėshtė kjo mundėsi. E ardhmja i pėrket vetėm lojtarit dhe nėse ky i fundit vendos tė largohet, atėherė mund ta bėjė njė gjė tė tillė. Jam i bindur qė Ronaldinjo ka akoma pėr tė biseduar. Mendoj se pa u sqaruar jithēka me Barcelonėn, ai nuk duhet tė marrė asnjė vendim”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
Milan-Dinjo, afron “martesa”!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: