ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Bajerni, me "pesė yje"!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
avatar

Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Bajerni, me "pesė yje"!   Mon Apr 14, 2008 10:56 pm

Bajerni i Mynihut shpartalloi dje 5-0 Borusian e Dortmundit duke u shkėputur kėshtu 10 pikė para Verderit nė krye tė renditjes sė Bundesligės. Tashmė titulli i 21-tė ėshtė edhe mė pranė pėr bavarezėt, tė cilėt nuk treguan shenja lodhjeje pas 120 minutave dramatike ndaj Getafes nė mesjavė. Serinė e golave e hapi Lukas Podolski qė nė tė 3' me njė supergol nga 20 metra largėsi. Pesė minuta mė vonė Ze Roberto kombinoi bukur me Filip Lahmin dhe dhe shėnoi golin e dytė. Bajerni e dominoi menjėherė takimin dhe deri nė tė 22' kishte shėnuar edhe dy herė tė tjera me Luka Tonin, dy herė nga krosimet e Ze Robertos. Italiani e ēoi kėshtu nė 31 numrin e golave tė shėnuar kėtė sezon, me 18 vetėm nė kampionat. Nė pjesėn e dytė ritmi ra por pati kohė edhe pėr njė gol tė pestė nga Andreas Otl. Nė ndeshjen tjetėr tė ditės, Shtutgarti kampion nė fuqi u mund 3-0 nga Bajer Leverkusen.

Hitcfeld:

Otmar Hitcfeld dhe Tomas Dol u larguan nga "Allianz Arena" me humorin krejtėsisht tė kundėrt nga njėri-tjetri, pas fitores 5-0 tė Bajernit ndaj Borusias sė Dortmundit. Trajneri i vendasve kishte lėnė pushim disa lojtarė, por kjo nuk i pengoi tė dominonin ndeshjen. "Skuadra zbriti nė fushė me besim tė madh te vetja dhe e nisi me ritėm tė lartė lojėn mjaft shpejt. Ata lanė topin tė bėnte punėn e tij dhe i shndėrruan nė gol tė gjitha rastet e para qė krijuan", tha Hitcfeld. "Por nuk duam qė tė bėhemi shumė euforikė pėr rezultatin. E dimė qė luajtėm mirė, por duhet tė tregojmė tė njėjtin pėrqendrim dhe tė njėjtėn cilėsi nė lojė edhe javėn e ardhshme".

Menaxheri i Bajerni, Uli Hėnes, dukej shumė i lumtur nė stol, teksa shijonte njė ndeshje fantastike... pėr Bajernin. "Ksihim kohė qė nuk shihhnim njė gjysmėorėsh kaq tė bukur si sot", tha ai. "Ishte futboll qė vetėm mund tė vėshtroje me adhurim. Secili prej golava ia ka vlejtur biletėn qė kanė paguar tifozėt. Por nuk duhet ta marrim kėtė fitore si bazė para finales sė Kupės, ajo do tė jetė tjetėr ndeshje".

Nė fakt ėshtė finalja e Kupės sė Gjermanisė pas njė jave qė ka futur edhe mė shumė nė shqetėsime Tomas Dolin. "Nuk u pėrpoqėm fare pėr tė bėrė diēka, ishte njė si njė ekzekutim pėr ne", tha ai. "E vetmja gje qė mund tė bėj ėshtė t'i kėrkoj falje tifozėve tė Dortmundit".

Slomka rrėzohet nga stoli i Shalkes

Humbja 5-1 ndaj Verderit i ka kushtuar shtrenjtė Mirko Slomkės, tashmė ish-trajner i Shalkes. Pas mė pak se 24 orėve nga humbja nė Bremen, klubi nga Gelsenkirshen ka lėshuar njė komunikatė zyrtare ku deklaronte shkarkimin e trajnerit 40-vjeēar. "Kisha kohė qė kisha vendosur qė tė ndėrprisnim bashkėpunimin tonė me Slomkėn nė fund tė sezonit", shpjegoi menaxheri i klubit, Andreas Myler. "Por pas humbjes me Verderin vendosa qė kėtė vendim ta vinim nė zbatim pak mė herėt. U krijua njė situatė ku mendojmė se qėndrimi i tij mund tė kishte dėmtuar mundėsitė e skuadrės pėr tė siguruar njė vend pėr nė Champions League sezonin e ardhshėm", shtoi ai. Slomka e mori drejtimin e Shalkes nė janar 2006 duke zėvendėsuar Ralf Rangnik, pasi kishte qenė ndihmėsi i tij pėr dy vjet. Pavarėsisht suksesit relativ, me vendin e dytė nė kampionat vjet dhe arritjen nė ēerekfinalet e Champions League sivjet, puna e Slomkės kishte kohė qė ishte nė rrezik.

Mateus bėhet trajner nė Izrael!

Lotar Mateus deklaroi dje se do tė punojė si trajner nė Izrael pasi ka firmosur njė kontratė dyvjeēare pėr tė drejtuar klubin Makabi Netanja. Netanja momentalisht ėshtė nė vend tė dytė tė kampionatit vendas dhe burime nga klubi konfirmuan se presidenti, i linduri nė Gjermani Daniel Jamer, ka arritur marrėveshjen me 47-vjeēarin pėr tė marrė drejtimin e klubit qė nga qershori. "Jam shumė i lumtur qė do tė jetoj dhe punoj nė njė vend kaq tė bukur si Izraeli", tha Mateusi. Marrėdhėniet Izrael�Gjermani gjithmonė janė lidhur me Holokaustin dhe Jamer e ka pėrshkruar marrjen e njė prej lojtarėve mė tė mėdhenj gjermanė nė Izrael si dhuratėn mė tė madhe qė mund t'i ofronte kėtij vendi. Mateus ka qenė kapiten i Gjermanisė nė Kupėn e Botės tfituar nė vitin 1990 dhe ka luajtur 150 ndeshje me kombėtaren para se tė tėrhiqej tetė vjet mė parė. Mė parė ka punuar si trajner te Rapidi i Vjenės, Partizani i Beogradit, kombėtarja hungareze, Ateltiko Parananense dhe Salcburgu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
Bajerni, me "pesė yje"!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Adelina Dardha: Poezi " E ėmbla ime nėnė" Gezuar nėnė diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall tė puth.
» Shaban Cakolli:Aksion humanitar i "Im- Zeichen- der-Liebe" dhe "Dibranit-transport" pėr invalidėt e luftės sė Kosovės
» Nė Filadelfia u promovua libri "Pėrjetė me ty" i autorit Ivzi Ēipuri (1)
» Iren Papas: NĖ KUVENDIM ME MITET (Prof. Dr.ADRIATIK KALLULLI mbi librin e Irena Gjonit "Marredhenie te miteve dhe kuiteve te Bregdetit ...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: