Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
ximi


Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Empty
MesazhTitulli: Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin   Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin Icon_minitimeMon Apr 21, 2008 9:37 pm

Shqipėria pėr meshkuj dje ka fituar tė drejtėn tė ketė dy peshėngritės nė Lojėrat Olimpike “Pekin 2008”. Mbi bazėn e pikėve olimpike, Shqipėria, kur ka patur tetė peshėngritės, po aq sa dhe shtete qė ishin kualifikuar mė parė nė Pekin si Rusia, Armenia, Azerbajxhani, Turqia etj, ėshtė klasifikuar e para nė renditje. 184 pikė tė grumbulluar nga tetė peshėngritėsit tanė, kurse duhet bėrė e ditur se klasifikimi i pikėve olimpike bėhet mbi bazėn e rezultatit nė dygarėsh, ashtu siē dhe jepet medalja nė Lojėrat Olimpike. 184 pikėt e grumbulluara, pėrkatėsisht 20 nga Skerdilajd Veizi nė peshėn 56 kg, 25 nga Daniel Godelli nė peshėn 62 kg, 48 nga Gerti Trasha e Briken Calja nė peshėn 69 kg, 28 nga Erkand Qerimaj nė peshėn 77 kg, 44 nga Taulant Ēerepi e Elvis Tabaku nė peshėn 85 kg dhe 18 pikė nga Endri Karina nė peshėn 105 kg, e bėjnė peshėngritjen shqiptare qė tė shtojė numrin e atyre qė po shkojnė me normė nė Pekin nė gjashtė. “Janė dy djem tė kualifikuar � ka thėnė sekretari Kraja shumė i kėnaqur � me shumė gjasa janė Erkand Qerimaj (i katėrti nė dygarėsh nė peshėn 77 kg) dhe Gerti Trasha (i teti nė dygarėsh nė peshėn 69 kg), qė mund tė shkojnė nė Lojėrat Olimpike “Pekin 2008”. Ne do tė mbledhim kryesinė dhe do tė vendosim, por besoj se kėto janė kandidaturat kryesore”. E nė kėto kushte, peshėngritja shqiptare e ka realizuar objektivin e saj, sepse qė nė nisje nga delegacioni kuqezi ishte premtuar kualifikimi i dy djemve pėr nė Olimpiadė. Dhe fakti flet, kur ėshtė pėrfituar dhe nga skartimi i atyre qė janė kualifikuar mė parė pėr nė Olimpiadė. Pėrsa i pėrket klasifikimit tė pėrgjithshėm, qė bėhėt me pikėt e grumbulluara nė shkėputje, shtytje e dygarėsh, Shqipėria ėshtė renditur e gjashta me 356 (43 pikė Veizi, 48 Godelli, 95 Trasha e Calja, 64 Qerimaj, 72 Ēerepi e Tabaku dhe 34 pikė Karina). Njė pėrfaqėsim mė shumė se dinjitoz i ekipit tonė tė meshkujve, qė vetėm medalja i ka munguar, ēka mund tė ishte arritur nga Erkand Qerimaj nė peshėn 77 kg. Megjithatė, dy sportistė tė kualifikuar nė “Pekin 2008” nuk janė pak.

Endri Karina, i katėrmbėdhjeti

I fundit qė ka konkurruar pėr kuqezinjtė nė Europianin e Linjanos ishte shtangisti Endri Karina nė peshėn 105kg. Me peshėn e tij trupore, vetėm 97 kg e 330 gram, dukej si e pamundur qė mund tė konkurronte denjėsisht nė kėtė peshė, kur ka tė tijėn 94 kg. Megjithatė Karina ka konkurruar nė grupin B dhe 332 kilogram nė dygarėsh ishte renditur i gjashti. Nė shkėputje gjithēka e ka nisur keq, kur nuk ka ngritur dot 145 kg. Por e ka realizuar nė tė dytėn, ndėrsa te e treta ka dėshtuar nė tentativėn pėr tė ngritur 150 kg. Nė vendin e dhjetė nė grupin B. Mė mirė nė shtytje, sepse jo vetėm qė i ka realizuar tė tria provat, 175, 180 dhe 187, por nė grupin B ėshtė renditur i treti. Pas pėrfundimit tė baterisė A, Karina nė dygarėsh ėshtė renditur i katėrmbėdhjeti; nė shkėputje i nėntėmbėdhjeti dhe nė shtytje i 11�ti.

Pėr femra, nė dorė tė Federatės Botėrore

Ashtu si pėr meshkuj, edhe pėr femra, pas pėrfundimit tė Kampionatit Europian ka dalė klasifikimi ekipor mbi bazėn e pikėve olimpike. Tanėt janė nė vendin e tetė me 107, qė do tė thotė: Shqiponja Guhaēaj 20 pikė, Sherjana Ruci 16 pikė, Romela Begaj e Natmira Voci 42 pikė, Blerina Rusi 11 pikė dhe Maria Veli 18 pikė. Por dhe me kėtė pozicion, tė paktėn dhe sipas sekretarit tė pėrgjithshėm tė Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, Ilir Kraja, pėr femra nuk kemi arritur tė kualifikojmė asnjė sportiste. “Tashmė duhen filluar tė gjitha pėrpjekjet me Federatėn Botėrore tė Peshėngritjes qė Romela Begaj, si kampione e nėnkampione e Europės, tė jetė nė Pekin. Shpresoj qė do tė ndodhė kėshtu”, ka pėrfunduar Kraja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
Kuqezinjtė, me dy djem tė kualifikuar nė Pekin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: