ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 per te varfrit si e varfer

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
avatar

Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: per te varfrit si e varfer   Tue Mar 11, 2008 2:40 am

Pėr tė varfrit, si e varfėr!

nane-tereza-me-nji-femij.bmpNga Alma Mile

Nė datat 8, 9 dhe 10 shkurt nė skenėn e Teatrit Kombėtar do tė ngjitet premiera e dramės “Nėnė Tereza”, njė produksion i kompanisė teatrore “Tirana”.

Ėshtė momenti i thirrjes, atėherė kur Gonxhja vendos t’u kushtohet njerėzve. Pėr herė tė parė nė njė skenė teatrore ngjitet njė dramė kushtuar shenjtores shqiptare, Nėnė Terezės. Nė datat 8, 9 dhe 10 shkurt nė skenėn e Teatrit Kombėtar do tė ngjitet premiera e dramės “Nėnė Tereza”, njė produksion i kompanisė teatrore “Tirana”. Teksti i dramės ėshtė shkruar nga aktori Lazėr Filipi, i cili ia ka besuar regjinė regjisorit Bruno Shllaku. Sipas Filipit, njerėzit tė lodhur nga trysnitė politike dhe nga dhuna qė demonstrohet kudo, edhe nė art, kanė mundėsi tė ndjekin njė vepėr qė ofron mirėsi dhe paqe. “Ne jemi tė bindur qė nėpėrmjet kėsaj drame do tė pėrcjellim mirėsinė e Nėnė Terezės, humanizmin e saj, pėr tė varfrit, si e varfėr”, - thotė Lazėr Filipi, ndėrsa shton se pas premierės nė Tiranė do tė ketė edhe premierė nė Prishtinė.

Sipas autorit tė tekstit, njė nga idetė e saj tė mėdha ėshtė toleranca, njė fakt i vėrtetė historik. I ka ndihmuar tė gjithė pa dallim feje. Ndaj dhe nė disa skena i ka mėshuar veēanėrisht kėsaj ideje. Njė ndėr to ėshtė edhe ajo kur njė doktor mysliman, i ofron pas kėrkesės sė Nėnė Terezės, ndėrtesėn mė tė madhe tė Kalkutės pėr ta bėrė atė spital.

Pėr regjisorin Bruno Shllakuėshtė njė kėnaqėsi e veēantė tė punojė pėr kėtė shfaqje. Sipas tij, Teatri Kombėtar ėshtė e para skenė, nė tė cilėn ngjitet njė dramė pėr Nėnė Terezėn. Njė vepėr qė mban pasaportėn shqiptare, ku i mėshohet fort identitetit shqiptar, por qė nuk mbetet nė qerthullin lokal dhe merr pėrmasa universale. “Kjo nuk ėshtė njė shfaqje qė i takon vetėm teatrit shqiptar, por ėshtė njė premierė tė pėrbotshme”, - thotė Shllaku duke shtuar se kjo vepėr me autor Lazėr Filipin, do tė ndiqet nga tė tjera akoma mė tė mira.

Pozicioni mė i vėshtirė ėshtė ai i aktores qė interpreton rolin e Nėnė Terezės. Tė gjithė e kanė para syve imazhin e asaj gruaje tė vogėl, tė madhe, qė tronditi botėn me dashurinė dhe forcėn e saj. Rozina Kostanit i ėshtė dashur shumė tė bindė veten, qė tė interpretojė rolin e shenjtores. Duhet tė vizatojė portretin e Nėnė Terezės nė njė moshė tė re, nė momentin kur ajo shkėputet prej Misionit tė Motrave tė Loretos, pėr tė ndjekur rrugėn e bamirėses, rrugėve tė varfra tė Indisė, qė do ta ēonte drejt ēmimit Nobel pėr Paqen. “Po, ka qenė pėrpėlitja ime pėr ta pranuar apo jo kėtė rol, pasi tė gjithė presin njė figurė tė ngjashme me atė qė janė mėsuar tė shohin dhe ngjashmėria fizike ėshtė pak larg me mua”,- thotė aktorja. Ajo ėshtė munduar t’i mėshojė mė shumė anės shpirtėrore, forcės sė brendshme tė shenjtores. Jo se pamja e jashtme nuk ka rėndėsi, por sipas Kostanit mė parė duhet tė ndizet ai motori i brendshėm, qė tė mund tė vėrė nė punė gjithēka, edhe reagimin fizik. Krahas Kostanit, e cila njė vit mė parė interpretoi njė rol tė fuqishėm nė dramėn “Zyshė e dashur” me regji tė Mehmet Xhelilit, nė dramėn “Nėnė Tereza”, interpretojnė edhe aktorėt Elida Janushi, Edi Luarasi e Sokol Angjeli. Deri mė sot Nėnė Terezės i janė kushtuar dokumentarė, vepra nė skulpturė e pikturė, kėngė, por nuk ėshtė realizuar njė vepėr dramatike. Edhe vetė realizuesit e kėsaj vepre shpresojnė qė ajo tė jetė nė lartėsinė e duhur, ashtu siē e meriton njė figurė si Nėnė Tereza.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
per te varfrit si e varfer
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: