ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Adem Jashari, provokon artistikisht ne serbi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
avatar

Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: Adem Jashari, provokon artistikisht ne serbi   Tue Mar 11, 2008 2:45 am

Adem Jashari, provokon artistikisht nė Serbi



Njė ekspozitė e 11 artistėve kosovarė nė Novi Sad, ka ngjallur reagime tė ashpra nacionaliste e politike nė Serbi. Mes dhjetėra punimeve artistike gjendet edhe njė vepėr bashkėkohore, e cila nuk ka mundur t’i shpėtojė syrit tė skeptikėve. Njė foto e Adem Jasharit me pėrmasat reale tė trupit tė tij, pėrballė njė fotoje tė tillė tė Elvis Preslit. Njė mėnyrė pėr tė thėnė, “ja si krijohet njė mit”. Por ēėshtja nuk mund tė mbetej deri kėtu. Ekspozita ėshtė hapur para pak ditėve, dhe gazetat serbe njoftojnė se reagimet ndaj saj kanė qenė tė paparashikueshme. Vetėm nė tre ditėt e para, kjo ekspozitė ka shkaktuar reagimet dhe vlerėsimet qė ekspozita tė tjera nuk i kanė marrė as pėrgjatė njė muaji apo mė shumė, qė kanė qenė tė hapura pėr publikun. Deri nė momentin kur reagimet ishin nė rang artistėsh e kritikėsh, gjithēka ishte normale. Por kur nė skenė u shfaqėn edhe partitė politike, ēėshtja u bė mjaft delikate. Para dy ditėsh, kuratorėt e kėsaj ekspozite dolėn me njė sqarim pėr publikun, duke kėrkuar tė shuajnė gjithė atė tymnajė tė shkaktuar.
Nė mediat serbe pėrgjatė tre ditėve tė fundit kishte lajme dhe njoftime tė tipit: “Ekspozita nuk kaloi pa reagime, sidomos tė partive si Partia Demokratike e Serbisė, Partia Socialiste e Serbisė si dhe Shoqata e Personave tė Zhvendosur nga Kosova”. Reagimet vine posaēėrisht pėr punimin e Dren Maliqit, ‘Face to Face’. Nė gazetėn “Politika” thuhet se “Maliqi ka shfaqur portretin e Adem Jasharit me njė madhėsi origjinale pranė fotografisė sė Elvis Preslit, e cila ėshtė punuar nga artistit i njohur botėror Andy Warhol. Shfaqjen e kėtij punimi e ka dėnuar Kėshilli i qytetit tė Novi Sadit, i pėrbėrė nga partitė si Partia Demokratike Serbe si dhe Partia Socialiste Serbe si dhe nga Organizatat e personave tė zhvendosur nga Kosova”.
Por duket ajo qė e ka bėrė mė problematike kėtė ēėshtje janė fjalėt qė ka thėnė nė hapje tė ekspozitės kryetari i parlamentit tė Vojvodinės, Bojan Kostresh. Nė interpretimin e kėshillave tė PDS dhe SPS, si dhe nė interpretimin e shoqatės pėr tė zhvendosurit nga Kosova, Kostresh me kėtė kishte dhėnė njė pėrkrahje direkt forcave separatiste tė cilat po shkatėrrojnė Serbinė.
Kostresh tha nė ēeljen e ekspozitės: “Situata ėshtė e qartė, dhe kėta tė rinj kanė ardhur nė Novi Sad qė tė tregojnė punėn me njė mesazh tė qartė, madje me mesazhe antiluftė dhe me qėndrime shumė tė qarta kritike ndaj situatės momentale nė Kosovė. Situatė kjo nė tė cilėn pop-arti zmadhon Adem Jasharin si pop-ikonė, sikurse dikur ishte rasti me Elvis Preslin”.
Ndėrsa nė anėn tjetėr, kryetari i shoqatės sė tė zhvendosurve nga Kosova, Dragan Prelevic, iu kundėrvu Kostresh-it, “qė ta mbyllė mirė kėtė ekspozitė, mu ashtu
siē e ka hapur, sepse dukej qartė qė ishte nė dilemė dhe nuk e dinte kush ishte Jashari”.
Njė reagim mjaft i ashpėr e nacionalist u pasua nė kėtė vazhdė lidhur sėrish me Kostreshi. “Bojan Kostresh e ka hapur ekspozitėn nė Muzeun e Arteve Bashkėkohore nė Novi Sad, ku janė ekspozuar pikturat qė nė mėnyrėn mė tė vrazhdė ofendojnė popullin serb, dhe sidomos serbėt e Kosovės. Nė kėtė ekspozitė ėshtė edhe piktura e Adem Jasharit, gjakpirėsit dhe vrasėsit tė njohur nga Kosova. Ky skandal nuk ėshtė i pari nė serinė e incidenteve qė ka bėrė Liga e Socialdemokratėve tė Vojvodinės. Disa funksionar tė kėsaj partie janė fotografuar me bluzat e UĒK-sė terroriste. Disa parti, organizata dhe individė e kanė dėnuar hapjen e ekspozitės “Zmbrapsje”. Me ekspozimin e pikturave tė Adem Jasharit nė madhėsinė natyrore, kjo ekspozitė nė mėnyrė mė tė vrazhdė madhėron lėvizjen separatiste nė krahinėn jugore serbe. Kryetari i Kuvendit tė Vojvodinės, Bojan Kostresh, me hapjen e kėsaj ekspozite i ka dhėnė pėrkrahje direkte atyre forcave qė punojnė pėr shkatėrrimin e shtetit tė Serbisė...”. Por nė fund tė fundit, ē’synime mbartte kjo ekspozitė, e para pas kaq vitesh heshtjeje mes dy popujve?
Kuratorėt e kėsaj ekspozite janė serbė. Dhe ata janė pėrgjigjur ndaj gjithė kėtyre reagimeve, duke mbrojtur ekspozitėn e artistėve kosovarė.
Pas kritikave dhe reagimeve tė shumta nė mediat serbe, katėr kuratorėt e ekspozitės “Zmbrapsje” kanė dėrguar njė letėr tė hapur opinionit, ku ftojnė qė tė ndėrpriten keqinterpretimet nga pozicionet e politikės ditore dhe injorimi i rolit kritik qė ka arti nė shoqėrinė bashkėkohore. Nė letrėn e kuratorėve shkruhet: “Me rastin e komenteve tė ekspozitės “Exceptions” “Zmbrapsje”, ku disa prej tyre kanė qenė jo tė zakonshme, Institutit pėr Kulturė dhe Teknologji fleksibile “Napon” nga Novi Sadi, nė bashkėveprim me Galerinė “Kontekst”, nga Beogradi dhe Muzeun e Arteve Bashkėkohore tė Vojvodinės, konsiderojmė se duhet tė njoftojmė opinionin me disa detaje qė kanė shkaktuar kontroversa tė caktuara rreth bashkėpunimit qė kishim.
Nė kėtė ekspozitė janė prezantuar artistėt Artan Balaj, Jakup Ferri, Driton Hajredini, Flaka Haliti, Fitore Isufi Koja, Dren Maliqi, Alban Muja, Vigan Nimani, Nurhan Qehaja, Alketa Xhafa dhe Lulėzim Zeqiri. Nė ekspozitėn nė Muzeun e artit bashkėkohor tė Vojvodinės artisti antimilitar Dren Maliqi, ka ekspozuar punėn ‘Face to Face’ (Ballė pėr ballė), ku janė paraqitur Elvis Presley, si ikonė e pop-kulturės amerikane, dhe Adem Jashari, si luftėtar i mitologjizuar i UĒK-sė, tė cilin shqiptarėt e Kosovės e konsiderojnė si hero tė luftės. Tė dy kėto figura janė prezantuar nė stilin e pikturave serigrafive tė famshme tė Andy Worholit si ironizim i ikonave tė pop-kulturės bashkėkohore konsumatore. Me kėtė punė artisti Dren Maliqi kritikon pėrdorimet dhe keqpėrdorimet e protagonistit tė luftės nė Kosovė”. Me tej nė letrėn e tyre, kuratorėt shkruajnė se me kėto reagime po paraqitet njė keqkuptim i rolit tė artit dhe kulturės nė shoqėrinė bashkėkohore, si faktor i bashkėpunimit nė rajon. “Kjo ekspozitė dhe nismat e tjera nė rajon, tregojnė se mund tė tejkalohet trashėgimia e hidhur e sė kaluarės pėrmes gjuhės universale tė artit bashkėkohor. Njėkohėsisht, kjo tregon se ėshtė e mundshme e ardhmja e pėrbashkėt e Ballkanit”.
Ekspozita ishte menduar qė tė transferohej edhe nė Beograd, por pas kėtyre reagimeve, nuk dihet nėse kjo iniciativė do tė ēohe ne fund.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
Adem Jashari, provokon artistikisht ne serbi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Adem Jashari, Hero i Kombit
» Legjenda Adem Jashari
» Murat Jashari: Kosova drejt humnerės
» Vazhdojnė bisedimet Kosovė-Serbi
» Gani Geci i tregon Thaēit se fotografia e Rugovės ishte nė odėn e Adem Jasharit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: