ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 flora dhe fauna

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
avatar

Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

MesazhTitulli: flora dhe fauna   Fri Mar 14, 2008 2:43 am

Ndryshimet klimatike, pedologjike dhe hidrografike, kanė ndikuar nė llojllojshmėrinė e botės bimore dhe shtazore. Nė zonėn kalimtare prej fushės nė viset bregore haset bashkėsia e akaējeve (bagremit), pastaj manit tė bardhė , manit tė zi, lisit tė zi, rrapit, plepit kanadez, robimės japoneze, dafinės, frashrit amerikan etj.

Nė viset bregore mė e pėrhapur ėshtė bashkėsia e ahut.

Nė brezin e drunjėve gjetherėnės (900-1500m) fillojnė sė pari bashkėsitė e pėrziera me gjethembajtės, e pastaj fillon brezi i drunjėve gjethembajtės: dėllėnja (bredhi i kuq), bredhi (ēami), boriga (pisha e zezė), pisha e bardhė. Bashkėsia e gėshtenjės si treguese e ndikimit tė klimės mesdhetare vazhdon rrėzave tė Bjeshkėve tė Nemuna deri te Strellci i Epėrm dhe deri nė Pejė ( nė Zatra). Nė lartėsi rreth 1500m fillon brezi i kullosave malore tė cilat ngriten deri nė lartėsinė 2200m. Nė brezin e kullosave haset boronica, bimė e cila jep fruta shumė tė shėndetshme.

Zona kodrinore-malore ėshtė mė e pasura me faunė. Nė zonėn fushore e kodrinore ku shtrihen pyjet (si Lipovica, Kleēka etj.) jeton kaprolli, derri i egėr, dreri dhe lepuri. Prej shpezėve nė zonėn fushore-kodrinore hasen korbi i murrmė , laraska, shtura, harabeli fushor, qukapiku, pėllumbi, turtulli, thėllėza e fushės, shkurtėza, fazani etj. Nė zonėn malore, ku shtrihen edhe pyjet jeton ariu i murrmė, luqerbulli, dhia e egėr, derri i egėr, ujku, sqarthi i artė, sqarthi i bardhė, dhelpra, kaprolli, pulegra e madhe dhe e vogėl, pula e pyjeve, thėllėza , ketri etj. Ariu mė tepėr haset nė zonėn malore tė Alpeve Shqiptare, nė Sharr, Moknė etj.

Pėr gjueti turistike janė tė pėrshtatshėm pylli i Lipovicės (Blinajės) dhe Kleēkės, jo larg Lypjanit.
Sa i pėrket faunės ujore mund te gjuhen: trofta e pėrrojeve, dispari, ngjala, mustaku, krapi, bėrcaku, skobusi, siluri, gjuhza, skrofana, cironka etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
flora dhe fauna
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Gjeografia-
Kėrce tek: