Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Empty
MesazhTitulli: Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990   Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990 Icon_minitimeSat Mar 15, 2008 12:57 am

Besimet fetare ne periudhen 1944 – 1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri nė shenjė kryesisht Kishėn Katolike tė Shqipėrisė, duke e cilėsuar atė si ēerdhe tė agjentėve tė huaj nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye, qysh nė fillim, Kishės Katolike Shqiptare iu kėrkua tė bėnte njė sakrilegj kanonik, tė shpallte autoqefalinė e saj. Te dy peshkopėt katolikė, imzot Gaspėr Thaēi dhe imzot Vinēenc Prendushi nuk e pranuan njė gjė tė tillė. Shteti komunist i burgosi tė dy, duke dėnuar me 20 vjet burg imzot Vinēenc Prendushin, klerik dhe poet dhe duke dėnuar me pushkatim imzot Gaspėr Thaēin. Pas shumė mundimesh nė burg, vdiq nė vitin 1949 dhe imzot Vinēenc Prendushi, ipeshkv i Durrėsit dhe i Tiranės. U arrestuan 30 franēeskanė, 15 jezuitė dhe mjaft seminaristė. Disa prej tyre u pushkatuan e disa vdiqėn tė munduar nėpėr kampe pėrqėndrimi dhe nė punė tė detyruar. Nė vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kėtė vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Nė vitin 1946 u dėnua dhe u pushkatua nė Shkrel, Nikoll Gazulli, etj. Fjalėt e tyre tė fundit ishin: “Rroftė Krishti mbret! Rroftė Shqipnia dhe pa ne!” Nė vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishės Katolike tė Shqipėrisė Bernardin Shllaku, por atij i vunė njė mbikqyrje tė fortė. Ndėrkaq ishin mbyllur shkollat dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik qė vepronte nė dioqezat e Shqipėrisė, u dėbua qysh nė vitin 1946. Nė vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist tė rinisė. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh nė vitin 1964 dhe u dėnua me 25 vjet burg. Vdiq nė spitalin e Tiranės nė vitin 1980. Atėhere u burgos dhe Mikel Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallė nga burgu por vdiq si kardinal nė vitin 1997.
Kėta dhe shumė tė tjerė ishin martirė tė Kishės katolike Shqiptare nė shekullin e 20. Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qėndroi deri nė vitin 1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorėheqjen. Kisi vdiq mė 16 Qershor 1959. Nga viti 1946 deri nė vitin 1949 Sinodi IV i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u formua mė 25 Gusht tė vitit 1949, me kryepeshkop tė Kishės Ortodokse Autoqefaqle tė Shqipėrisė, Paisi Vodicėn. Ky u shpall Kryepeshkop i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si dhe peshkop i Durrėsit dhe i Tiranės, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korēės, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit i Gjirokastrės. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova. Paisi Vodica njoftoi menjėherė Patrikanėn Ekumenike tė Kostandinopolit pėr Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si tė tillė. Vodica pėr arsye politike e lidhi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė me Patrikanėn e Rusisė komuniste. Kėshtu qė, Sinodi IV mori karakter tė theksuar politik. Pėr kėtė shkak, u dėrgua nga Patrikana nė Amerikė peshkopi Marko Lipa, peshkop i Lefkės, pėr tė mos lejuar qė Kisha Ortodokse Shqiptare nė Amerikė tė binte nė pozitat politike tė Kishės nė Shqipėri.
Mė 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndėrprenė me dhunė veprimtarinė e tyre pėr tė filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit 1990. Lėvizja kundėr institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial komunist u mbulua gjoja me njė lėvizje tė rinisė ateiste. Shumė kisha u kthyen nė salla publike, disa u kthyen nė salla bagėtish, disa u rrėnuan plotėsisht. U prishėn 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. Atėhere u burgosėn 217 klerikė pėr terror e disa prej tyre vdiqėn nėpėr burgje ose u pushkatuan.

Kodi penal i vitit 1977 dėnonte propagandėn fetare si dhe pėrhapjen e liturgjisė. Sipas ketij kodi u dėnuan shumė ish-klerikė, por edhe laikė. Kisha Katolike e Shqipėrisė qė i kishte dhėnė vendit dhjetra intelektualė, studjues me emėr, poetė e shkrimtarė, si at Shtjefėn Gjeēovin, Preng Doēin, at Gjergj Fishtėn, Dom Ndre Mjedėn, at Donat Kurtin etj, kishte pėsuar njė nga goditjet e saj mė tė mėdha gjatė gjithė historisė sė saj nė Shqipėri. Shpallja e Shqipėrisė (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me besnik) si i vetmi shtet ateist nė tė gjithe globin tokėsor, kishte habitur tė gjithe botėn. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften pėr te mbėshtėtur besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa perandori Trajan. Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje varfėrie tė tmerrshme, te nje furnizimi me lista dhe triska deri me 1990. Ne kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances fetare. Ndikim shume te madh tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe aktiviteti fetar –humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te shekullit XX , qe gjithēka e bente ne emer te Jezu Krishtit. Pas permbysjes sė rendit ateist nė Shqipėri, mė 4 Nėntor 1990, patėr Simon Jubani qė ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qė ishte dėbuar nga Shqipėria qe nė vitin 1946, dhanė njė meshė pėr tė gjallėt e pėr tė vdekurit, nė kapelėn e vogėl tė varrezave tė Shkodrės, e cila shėrbeu si altar. Pjesmarrja nė meshė ishte e jashtzakonėshme. Po atė ditė, u dha njė dǘa nė Xhaminė e Plumbit nė Shkodėr nga myslimanėt. Filloi sėrish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
Besimet fetare ne periudhen 1944 - 1990
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Besimet fetare pas vitit 1990
» Toleranca Fetare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Besim fetar-
Kėrce tek: