ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Thu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Wed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Sun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Thu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Sat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Tue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Wed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

Share | 
 

 Toleranca Fetare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje


Male
Numri i postimeve : 598
Age : 27
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

MesazhTitulli: Toleranca Fetare   Sat Mar 15, 2008 1:00 am

Toleranca fetare
Shqiptarėt janė dalluar ne shekuj pėr nje toleranca unike ndėrfetare gje cila ka lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se krishterimit administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe atė bizantin (lindor) me ane te „vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit kryesiht pėr tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund te shekullit XVIII dhe XIX. Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak pėr ceshtje fetare Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se “sa here qe ne perpiqeshim te ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte. Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet hartuan nje strategji pėr ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene veten si te lene pas dore Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e islam) nė njė familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat, Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti lindi nė njė familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit, pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė shenjta tė ortodoksisė. Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij, tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn. Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė (Ilo Mitkė Qafėzezi). Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I ėshtė dashur te kendoje syret e Kuranit pėr te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq. Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret myslmane dolen ne mes popullit duke thene “mos I preki njeri se keto janė themelet tona”. Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike. Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht. Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin “Baba Tomorrit” Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.hard-team.org
 
Toleranca Fetare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Besim fetar-
Kėrce tek: