Ta shikosh kohėn me sytė e vargut, e mbi vargje tė derdhėsh shpirtin,
ėshtė vetėm njė meritė e poetėve. Por kur mes vargut sulmon dhe veset e
botės, atėherė ke bėrė njė punė dyfish. Kėsaj ja ka arritur poeti
Pėllumb Velo. Libri i ri me fabula Kunadhja zyrtare ėshtė njė tjetėr
sukses i autorit, tashmė tė sprovuar nė kėtė fushė. Nė vargun e
fabulave tė tij nuk ka vetėm muzė dhe krijimtari artistike, por edhe
nerv, shqetėsim dhe dhimbje pėr problemet qė kalon vendit. Janė kafshėt
qė flasin me gjuhėn e njerėzve dhe qė sjellin modele njerėzish apo
fenomene shoqėrore tė goditura nė shenjė. Fabula ėshtė njė nga gjinitė
mė tė vėshtira. Por Velo ka arritur qė me mjeshtėri tė bėjė njė hop
cilėsor nga njė njėri vėllim nė tjetrin. Me tė drejtė mund tė themi se
tashmė ai renditet ndėr penat mė tė njohura tė fabulave shqiptare tė
kohėve tė fundit, si Gjikė Kurtiqi, Ferid Lamaj dhe Ferhat Ēakėrri.
Fabula
tė tilla si Ferra dhe shalqiri, Dreri, derri dhe kali, Druvari dhe
shkrepėsja, Dreri dhe palloi, Bleta dhe dreri, janė jo vetėm tė
arrira artistikisht, por edhe denoncuese tė veseve dhe problemeve
shoqėrore. Janė 103 fabula qė kanė hyrė nė fondin e letėrsisė shqipe. E
mes fletėve tė librit, qė prej disa ditėsh ėshtė nė duar e lexuesit,
janė dhe vlerėsimet pėr krijimtarinė e poetit. Aspak lavde tė
pamerituar, penat qė kanė marrė pėrsipėr tė hedhin impresionet pas
leximit tė veprave tė Velos, janė plotė sinqeritet. Jo vetėm nga
mjeshtrit e fjalės sė shkruar, por edhe nga aktorė dhe njerėz tė tjerė
tė artit. Aktori Reshat Arbana, pas leximet tė fabulave tė Velos,
shprehet ndėr tė tjera, se Velo ka dituar tė shpreh gjithēka qė e
shqetėson shqiptarin dhe Shqipėrinė nė pėrgjithėsi. Ndėrsa akademiku
dhe mjeshtėri i gjuhės shqipe, Shaban Demiraj, jep vlerėsim pėr stilin
dhe gjuhėn e pėrdoruar qė, sipas tij, ėshtė nė lartėsinė e duhur. Pėr
nga tė shprehurit, libri ka mjaft pjesė tė bukura.
Por njė
element tjetėr qė e bėnė mė interesant librin e Pėllumb Velos ėshtė dhe
grafika. Nėse Velo ka bėrė qė kafshėt tė flasin me fjalė, mjeshtri i
grafikės Kostaq Raka ka arritur tė flasė me anė tė figurave. Tė gjitha
fabulat kanė njė ilustrim perfekt qė ua shton bukurinė dhe kuptimin,
duke i bėrė mė tė gjalla pėr lexuesin.
Pėllumb Velo ėshtė njė emėr
qė udhėton prej vitesh nė viset e poezisė dhe letėrsisė. Asgjė nuk
ėshtė e rastėsishme. Derisa krijimtaria e tij ka arritur nė kėtė pikė,
i ėshtė dashur jo pak mund dhe punė. Velo ėshtė autor i nėntė librave
nė gjini tė ndryshme. Zėri i nėnės mė thėrret, poezi; Kallzuesi i
penduar, dramė; Zgjimi, komedi e vjershėruar; Jetė nė ethe, roman;
Mall pėr vendlindjen, poezi; Mos e vrisni dashurinė, poezi; Rreth
i kuq, roman; Mallkuar dita qė linda, poezi; Dhelpra dhe Gjahtari,
fabula dhe botimi i fundit qė vjen pėr lexuesin Kunadhja zyrtare.