Manēester Junaitedi nxori pėrfundimisht nga gara pėr titull Arsenalin duke e mundur 2-1 dje nė "Old Trafford". "Topēinjtė" e nisėn nė mėnyrėn mė tė mirė takimin, pasi shėnuan tė parėt me anė tė Emanuel Adebajor, por goli i 38-tė sezonal i Kristiano Ronaldos (me penallti) dhe njė goditje dėnimi e ekzekutuar nė mėnyrė tė pėrkryer nga Ouen Hargrivs i dhanė fund shpresave tė tyre. Skuadra e Vengerit luajti disi mė mirė, por shpėrdoroi shumė edhe nė fund, kur kishte mundėsi tė merrte qoftė edhe njė pikė. Kur Adebajori shėnoi me kokė (disa pamje treguan se e shtyu edhe me dorė topin) u duk sikur miqtė nga Londra do tė mbanin gjallė shpresat e tyre. Por ishte kapiteni Gallas qė me njė prekje tė topit me dorė nė zonė, shkaktoi 11-metėrshin e realizuar nga Ronaldo pas dy pėrpjekjesh. Dhe "perla" e Hargrivsit bėri qė Junaitedi tė kalonte tani gjashtė pikė para Ēelsit nė renditje, edhe pse blutė do tė presin sonte Uiganin nė "Stamford Bridge".
Venger: Tani gjithēka mori fund
Trajneri Arsenalit, Arsen Venger, pranoi se shpresat e skuadrės sė tij pėr tė fituar titullin janė shuar totalisht pas humbjes ndaj Manēester Junaitedit. "Po, tani jemi jashtė gare", tha Vengeri. "Luajtėm me cilėsi dhe me shpirt dhe jam krenar pėr paraqitjen tonė. Nuk kemi ēfarė tė bėjmė tani. Patėm shumė raste pėr tė shėnuar dhe ishim vėrtet tė pafat qė nuk arritėm tė fitonim kėtė ndeshje". Vengeri nuk gjeti fjalėt pėr tė shpjeguar kėtė kthesė negative qė ka marrė sezoni i skuadrės sė tij, qė nė fillim tė shkurtit ishte pesė pikė para vendit tė dytė dhe tani ka zbritur edhe nė vend tė tretė. Njė arsye pėr Vengerin ėshtė edhe fati i keq. "Dy muajt e fundit nuk kemi qenė me fat dhe kjo u pa edhe nė kėtė ndeshje tė fundit", tha ai. "Eshtė e vėshtirė qė tė gjejmė njė arsye tė vėrtetė kur sheh se si humbėm, pas lojės qė zhvilluam". Arsenali ėshtė kritkuar shumė pėr mungesėn e konkretizimit tė lojės nė gola dhe pėrvojės sė pakėt nė, por Vengeri ka besim tek lojtarėt e tij dhe ėshtė i bindur qė mund tė fitojnė njė titull. Sigurisht jo kėtė vit. "Besoj se kjo skuadėr ėshtė mjaftueshėm e mirė sa pėr tė fituar", shtoi ai. "Patėm njė rėnie nė formė qė prej marsit dhe duhet tė gjejmė arsyet pse na ndodhi kjo, por objektivi kryesor tani ėshtė qė skuadra tė mos ndryshojė dhe tė vazhdojmė projektin me kėta lojtarė".