Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 Liverpuli "saldon" Champions

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
ximi


Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

Liverpuli "saldon" Champions Empty
MesazhTitulli: Liverpuli "saldon" Champions   Liverpuli "saldon" Champions Icon_minitimeMon Apr 14, 2008 10:59 pm

Liverpuli "ēimentoi" vendin e katėrt nė renditje, duke mundur 3-1 Bllekbėrnin nė "Anfield Road". Problemet qė ka pasur brenda klubit nuk kanė ndikuar nė paraqitjen e lojtarėve nė fushėn e lojės, tė cilėt nuk ka hasur probleme pėr tė kaluar skuadrėn e Mark Hjuxhs. Megjithatė tė kuqve iu desh njė orė lojė pėr tė shėnuar golin e parė, me njė zbritje tė shkėlqyer tė kapitenit Xherard, nė kombimin me Lukas Levian, tė kurorėzuar nė fund me gjuajtje po aq tė bukur. Ishte ndeshja e 300-tė e Xherardit nė Premier League me Liverpulin, por pėr tė siguruar fitoren nė kėtė ditė tė shėnuar pėr tė menduan edhe Fernando Torres dhe Andrij Voronin. Mė pas Xherard dha krosimin pėr golin e Torresit, i shtati radhazi pėr spanjollin nė ndeshjet nė "Anfield Road". Vendasit u dukėn tė sigurt drejt fitores qė nga ai ēast dhe realizuan dėshirėn e trajnerit Rafa Benitez, i cili u kishte kėrkuar pėrqendrim te kampionati dhe jo te pėrballjet europiane ndaj Ēelsit. Nė fund Voronin, i futur si zėvendėsues, shėnoi golin e tretė pėr Liverpulin pas krosimit tė Xhon Arne Rises, ndėrsa Bllekbėrni u ngushėllua me njė tjetėr gol tė Roke Santa Kruz pak sekonda mė vonė. Fitorja e ēon Liverpulin pesė pikė para Evertonit nė renditje, duke bėrė edhe mė tė sigurt vendin e katėrt dhe pjesėmarrjen nė Champions League sezonin e ardhshėm.





Xherard: Krenar pėr ndeshjen e 300-tė nė Premier

Stiven Xherard festoi me njė gol dhe njė pasim pėr gol ndeshjen e tij tė 300-tė nė Premier League me fanellėn e Liverpulit. Kapiteni ishte vendimtar nė fitoren ndaj Bllekbėrnit dhe pėrforcimin e vendit tė katėrt nė renditje. Pas takimit, mesfushori anglez tha: "Ndihem shumė krenar qė kam arritur tė luaj njė numėr kaq tė madh ndeshjesh nė kampionat. Eshtė njė ditė e madhe, e kurorėzuar me gol pas njė paraqitje tė mirė. Por e gjithė skuadra luajti mirė, edhe pse u zhgėnjyem pak qė pėsuam atė gol nė fund. Bllekbėrni luajti shumė mirė nė mbrojtje dhe na u desh tė trgoheshim tė duruar para se tė gjenim rrugėn e golit". Xherard dhe Torres kanė shėnuar tashmė mė shumė se 50 gola mes njėri-tjetrit dhe kapiteni nuk la pa lavdėruar sulmuesin spanjoll tė blerė nė verė nga Atletiko e Madridit. "Ai ėshtė njė lojtar i mirė, vrapon shpejt dhe ėshtė kėnaqėsi tė luash pėrkrah tij", shtoi Xherard. "Eshtė e pabsueshme qė ka shėnuar deri tani 30 gola nė sezonin e tij tė parė kėtu dhe jam i sigurt se do tė shėnojė edhe disa tė tjerė deri nė fund". Fitorja e ēoi Liverpulin pesė pikė para kundėrshtarėve tė tė njėjtit qytet, Evertonit, dhe tani vendi nė Champions League duket mė i sigurt. "Ishte e rėndėsishme qė tė shfrytėzonim kėtė mundėsi", tha Xherard duke kujtuar barazimin e njė dite mė parė tė Everonit me Birmingamin. "Sigurisht asgjė nuk ka pėrfunduar me kaq por kemi besim se mund t'ia dalim mbanė mjaft mirė". Liverpuli ka "pushtuar" gazetat edhe pėr "ndeshjet" jashtė fushe mes pronarit Tom Hiks dhe shefit ekzekutiv Rik Perri, por Xherard pranoi se ka mbetur i zhgėnjyer nga ngjarjet e shėmtuara. "Ne jemi Liverpuli, jemi mė tė mirė se kaq", tha ai. "Megjithatė, ne lojtarėt kemi gjėra mė tė rėndėsishme pėr t'u marrė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
Liverpuli "saldon" Champions
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sondazh per champions league

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: