ADSL është një teknologji që lejon transmetim te dhenash me shpejtesi te larte aksesi ne internet, duke shfrytezuar linjen ekzistuese telefonike. Quhet asimetrike sepse transmeton te dhena me bande te ndryshme ne download/downstream (ne drejtim te perdoruesit) dhe upload/upstream (ne drejtim te Internetit).
Duke u nisur nga fakti që pjesa me e madhe e perdoruesve që kerkojne akses ne internet jane te prirur për te marre informacione te ndryshme prej tij, ADSL me teknologjine e saj asimetrike ben te mundur që informacioni i marre nga klienti është me i madh dhe me i shpejte se ai i derguar për te marre këtë informacion, konkretisht:
Downstream (informacioni që merr perdoruesi) është ne limitet nga 1.5 deri 8 Mbps
Upstream (informacioni që kerkohet nga perdoruesi) është ne kufijte 640 Kbps dhe 1.54 Mbps.
2. Perparesite e ADSL
Shpejtesi e larte aksesi ne Internet mbi 2 Mbps, rreth 30 herë me i shpejte se lidhja dial-up. Si rezultat i menyres se shpejte te transmetimit te te dhenave nepermjet linjes telefonike, ka kapacitet te mjaftueshem te perpunoje forma te ndryshme aplikacionesh si psh: cilesi te mirë ne video konferencat dy-drejtimshe.
Aksesi: Me ADSL klienti është gjithmone i lidhur on-line me një te klikuar te mausit. Atij nuk i duhet te prese për t’u lidhur me dial-up për te perdorur internetin ose për te pare e-mail-in e tij. Jo më thirrje e një numri për t’u lidhur ne internet.
Siguria: për vete faktin që ADSL perdor linjen telefonike e cila është personale për çdo perdorues, është i pamundur interferimi i individeve te tjere ne informacionin personal te perdoruesve, gje e cila është e rendesishme për çdo klient dhe informacioni i shkembyer është me i sigurte.
Funksionaliteti: Institucionet, rezidencat, shkollat dhe ndermarjet, te cilat kane nevoje aksesi për disa perdorues, mund te perdorin një linje te vetme ADSL.
Komoditeti: Eleminon konceptin e tarifimit “me kohe” sepse tarifa është fikse mujore pa kufizim kohor. Perdoruesi perdor Internet ne menyre intensive 24 ore ne dite.
3. Çfare kerkon ADSL?
3.1 një linje telefonike te gatshme nga Albtelecom.
3.2 një ADSL modem që te jetë i pajtueshem me sherbimin ADSL .
Modemi ADSL do jetë i rekomanduar nga shperndaresi, që ne këtë rast është Albtelecom. Nuk mund te perdoret një modem i zakonshem.
3.3 një splitter (zberthyes) për telefonin ose sherbimin fax.
Aksesi ADSL lejon edhe transmetim data edhe voice që realizohen mbi një cift lidhjesh që është ai i sherbimit telefonik, keshtu që kemi nevoje për një zberthyes “splitters” që te ndaje voice nga data. Ne dalje te tij data shkojne tek modemi ADSL ndersa voice tek telefoni /fax.
3.4 një Computer me porte Etherneti ose USB dhe një procesor 166Mhz dhe me një RAM 32 MB.
4. Sa paketa ADSL do ofroje ALBTELECOM?
Albtelecom do ofroje rreth 3 paketa ADSL-256 (IP Dinamik); ADSL-512 (Dinamik dhe Statik) dhe ADSL-1024 (IP Statik).
5. A mund te kem një IP Statike me aksesin ADSL?
Adrese statike do te jepen vetëm me ADSL Biznes ndersa për paketat e tjera perdoret vetëm një adrese IP Dinamike
Albtelecom do te ofroje një material mbi kushtet dhe termat e ketij perdorimi që do shoqerojne sherbimin dhe modemat ADSL dhe është e rekomandueshme te lexohet nga te gjithë perdoruesit ADSL.
6. A mund te lidh një rrjet ne lidhjen time ADSL?
ADSL është ideale për te lidhur një rrjet (network) ne zyra apo shtepi ne Internet. Lidhja e rrjetit tuaj ADSL modem/router dhe gjithë kompjuterat e tjere do kene akses interneti.
7. A do kene nevoje për linje shtese telefonike?
Sherbimi ADSL operon mbi linjen ekzistuese telefonike, pa patur nevoje për një lidhje te re telefonike dhe nuk nderhyn ne transmetimin e zerit/fax.
8. A ka gjeresi brezi te garantuar aksesi ADSL?
ADSL është një sherbim jo me bande te garantuar, kjo nenkupton që gjeresia e brezit ndahet mes një numri perdoruesish dhe shpejtesia aktuale varet nga numri i perdoruesve që lidhen ne te njejten kohe.