Me fytyra te ndryshme anonimesh
me rrjeshta te shkurtra e gjata fjalimesh
mblidhen lloj lloj njerezish
ne nje vend te madh takimesh
Mblidhen bashke e fillojne te diskutojne
me tavolina rrumbullake prej kaucuku kuvendojne
ndodh qe rreth temes shume s'u behet vone
ndaj s'pertojne por nisin e chat-ojne
Dikush i merzitur nga jeta reale
nje tjeter i fiksuar nga ajo virtuale
te tjere per te kaluar kohen e lire
dhe te tjere qe qajne te shkretat halle
Qindra vizitore ketu na vijne
i pasuri dhe i varferi ketu bashke rrijne
nje ambjent kaq i bukur e perfekt
ku robte alkol e duhan nuk pijne
Sherre e zenka te bera po pa zarar
flirte e dashuricka plot po me karar
sa te dush shqipetare neper bote nga malli
shume shpejt jane kthyer ne atdhetar
Qofshin mysliman e qofshin te krishtere
kuvendojne per teologji gjithe shend e vere
Qofshin toske e qofshin edhe gege
diskutojne per gjuhen shqipe qe ka kaq vlere
Gjithe cunat nga Velipoja ne Vermosh
i kena pa genjeshter, te gjithe trimosh
dhe gocat simpatike e te embla saqe
te vje deshira qe per pune shpie ti ndihmosh
Ketu merr kuptim te plote demokracia
se zbatohet dite per dite sociologjia
ketu cdokush eshte popullor dhe vip
e asnje s'ka nevoje ta ruaje policia
Ja pra shifni sa shume veta ketu bisedojne
cdo dite e cdo jave me barcaleta gezojne
a tu befte dita njemije o forum
se ketu shyqyr po nisin shqipot te bashkejetojne