Bektashizmi
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin e mistikut persian Ahmet Jasevi pėr tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Pėr aresye te konfliktit me vete muslimanizmin bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme pėr Islamin .Pėr nga ky pozicion tolerant I bektashizmit dhe pėr rolin patriotik qe kane luajtur shume Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme pėr Shqipetaret .Nder keta ėshtė edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė 1925, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve. Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė marrė rolin e kryeqendrės. Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921. .Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000 bektashij te roganizuar.