Gjurmet me te hershme te Artit Shqiptar... Fillimet e artit figurativ ne truallin e Shqiperise jane te hereshme. Gjurmet e para i perkasin periudhes se neolitit. Nepermjet zbulimeve te shumta arkeologjike, ne zona te ndryshme te vendit, jane gjetur qindra e mijera qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., qe u perkisnin fiseve ilire, paraardhesve te drejtperdrejt te shqiptareve te sotem.
Prodhimet me te hereshme jane te thjeshta, per perdorim praktik, por ne to shfaqen edhe vlera artistike si ne format zoomorfe te eneve ashtu edhe ne dekoracionin, gdhendjet dhe elemente te tjere. Nga shekulli i gjashte deri ne shekullin e trete p.e.re ne qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndertohet me siluet me elegant dhe pasurohet me elemente plastike. Shume ene te kesaj periudhe, qe ruhen sot ne muzete e Shqiperise, kane vlera te mirefillta artistike dalluese vendase, qe nuk i ndeshim ne artin e fqinjeve te tjere po aq te lashte si helenet, maqedonet apo romaket.
Nga ato ene te lashta, te zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulptures ne truallin e Shqiperise duke u bere keshtu bashkeudhetare me artin e popujve me te hershem te Europes. Tipare me te qarta u duken sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.