INTER 2
PALERMO 1
Shenues: Vieira 5', Himenez 36'/ Materaci 25' (a)
E diel, 16 mars 2008, ora 15:00, ne stadiumin “San Siro” te Milanos
Inter (4�3�1�2): Hulio Sezar, Maikon, Burdiso, Materaci, Kivu, Vieira (Rivash 49'), Kambiaso, Zaneti, Himenez (Figo 61'), Ibrahimovic (Krespo 78'), Kruz. Tr.: Mancini.
Palermo (3�5�2): Fontana, Xakardo, Rinaudo, Biava, Kasani (Kavani 80'), Guana (Tedesko 46'), Miljacio, Simplisio, Balzareti, Amauri, Mikoli (Jankovic 46'). Tr.: Guidolin.
Gjyqtar: De Marko
Pas eliminimit ne Champions, pas problemeve, pas krizes dhe pas deklaratave te Mancinit, ne mesjave, ka mjaftuar fitorja e djeshme me Palermon per te rikthyer normalitetin dhe qetesine te Interi, i cili fiton 2�1 ndaj Palermos, duke ruajtur ne kete menyre distancen me Romen, ne +6 pike, edhe pse verdhekuqte nuk dorezohen. Nje trepikesh teper i rendesishem per zikaltrit, qe vinin nga nje jave teper e tensionuar. Pjesa e pare ka folur per djemte e Mancinit, te cilet pasi e kane pare veten ne avantazh, me golin e Vieirase (nje ndeshje e mire per francezin), jane barazuar pas nje shperqendrimi te Hulio Sezarit, qe nuk ka pritur topin e goditur jo shume fort nga Mikoli, ndersa Materaci ka kontribuar per ta shtyre ne menyre te pavullnetshme ne porten e tij. Nje autogol qe ka rindezur ndeshjen dhe shpresat e Romes, por qe karakteri i kampioneve te Italise ka “erresuar” serish, me nje gol te bukur per nga realizimi te kilenit Himenez, qe pasi ka stopuar, brenda zones siciliane, ka shenuar me te majten. Ne pjesen e dyte, vendasit administrojne rezultatin, duke ruajtur avantazhin, ndersa ne fund, Ibrahimovic, i zevendesuar nga Mancini, nuk esht` dakord dhe as qe nuk denjon te shohe trajnerin e tij. Ndoshta, pasojat e asaj deklarate ne mesjave...
Mancini:Jam penduar per cka thashe!
Roberto Mancini, per mikrofonat e “Sky”, ka komentuar fitoren e djeshme ndaj Palermos. Nje trepikesh i rendesishem per zikaltrit dhe pyetjes nese ky sukses eshte gati jetesor per Interin, trajneri zikalter i eshte pergjigjur: “Jane te rendesishme dhe thelbesore, per kete moment. Sigurisht, pas asaj qe kishte ndodhur gjate javes dhe pas fitores se Romes. Kemi zhvilluar nje ndeshje te madhe ne pjesen e pare, ku duhet te shenonim me shume se dy gola. Ne pjesen e dyte kemi qene me te kujdesshem dhe administruam avantazhin qe kishim. Vetedija ne mjetet tona ekziston gjithmone dhe forma eshte duke permiresuar. Djemte vijne nga demtimet e shumta dhe kane me shume nevoje per kohe. Duhet te vazhdojme te bejme ate qe kemi bere deri tani, me vazhdimesine me te madhe”, tha Mancini, qe ne fund eshte ndalur te episodi me Ibrahimovicin: “Me vjen keq qe reagoi ne ate menyre, por ishte e paparashikueshme, sepse edhe une do te kisha vepruar ashtu. Zevendesimi nuk i pelqen askujt. Deklarata time? Ishte dicka qe nuk do ta ribeja. Jam i penduar”.
Vieira: Dolem nga nje situate teper e veshtire
Patrik Vieira, i kritikuar shume gjate javes per paraqitjet e tij, eshte shprehur teper i kenaqur pas sfides me Palermon, nje ndeshje ne te cilen francezi ka shenuar nje gol te bukur me koke: “Ishte nje ndeshje e veshtire, sepse vinim nga eliminimi ne Champions League dhe nga tensioni i krijuar pas deklaratave te trajnerit Mancini, por ditem te dilnim nga kjo situate dhe tre piket e arritura ndaj Palermos na japin me shume siguri. Tani duhet te vazhdojme me kete ritem dhe te luftojme deri ne fund, sepse do te jete gjithcka ende e hapur, pasi Roma nuk do te heqe dore”