Juventus 1
Napoli 0
Shenues: Iakuinta 88'
E diel, 16 mars 2008, ora 20:30, ne stadiumin “Olimpico” te Torinos
Juventus (3�4�1�2): Bufon, Grigera, Stendardo, Kielini, Nocerino (Molinaro 59'), Tiago, Sisoko, Salihamixhic (Iakuinta 59'), Nedved, Del Piero, Trezege (Birindeli 90'+2). Tr.: Ranieri.
Napoli (3�5�2): Xhianelo, Santakroce, Kanavaro, Domici, Gariks, Gargano, Pacienca, Hamsik (Boljacino 63'), Savini (Kontini 81'), Laveci, Kalaio (Soza 71'). Tr.: Reja.
Gjyqtar: Roki
Nje Juventus jo shume i mire, por konkret, ka mundur te fitoje ndaj Napolit, qe ka luajtur nje ndeshje te mire, sidomos taktikisht, por qe nuk ka “thumbuar”, te pakten ne rastet e krijuara ne sulm. Bardhezinjte kane arritur tre pike me shume veshtiresi, duke “gjunjezuar” miqte e drejtuar nga Reja vetem nje minute nga fundi i ndeshjes, me nje gol te Iakuintes, “heroi” i mbremjes se “Zonjes se Vjeter”. Pas nje pjese te pare jo shume te mire, te karakterizuar nga faullat dhe nga loja e ashper e te dy paleve, pa harruar ketu edhe inatin e ndeshjes se pare, kur Juventusi u mund ne “San Paolo”, pas dy penalltish te dhena nga gjyqtari kunder bardhezinjve, ne pjesen e dyte djemte e Ranierit kane ushtruar me shume presion dhe kane gjetur golin fale nje magjie te Del Pieros, te finalizuar me gol nga ish�bomberi i Udinezes. Laveci dhe Soza, i futur ne pjesen e dyte, nuk kane mundur te shqetesojne Bufonin. Me kete fitore, Juventusi ruan distancen me Fiorentinen, qe ndodhet ne vend te katert, kater pike larg “Zonjes”, ndersa me Milanin diferenca ka shkuar ne +8 pike. Ndeshja e ardhshme eshte ne mesjave, nda Empolit, perpara sfides se te dieles, me Interin e Mancinit. Me kete sukses, minikriza e torinezeve eshte kaluar dhe tashme ne horizont e ardhmja duket edhe me e mire, edhe pse per te disaten here, disa elemente, si Tiago ne vecanti, nuk kane dhene sinjale pozitive, me mundesine per te dale ne merkato dhe per t’u larguar nga Juventusi.
Ranieri: Fitore
e karakterit!
Suksesi i bardhezinjve ndaj Napolit, i mberritur ne minutat e fundit, ka bere qe Klaudio Ranieri te kenaqet jashte mase per paraqitjen e te tijeve. Ne fund te ndeshjes, trajneri bardhezi eshte shprehur: “Kishim shume raste per te ndryshuar rrjedhen e lojes, por nuk ditem t’i shfrytezonim, por e rendesishme ishte qe te fitonim kete ndeshje dhe djemte ia arriten qellimit, duke zhvilluar nje takim te bukur dhe duke e kerkuar deri ne minutat e fundit golin e fitores. Keto jane tre pike qe na japin me shume bindje per kete force karakteri, te cilen jemi duke treguar qe ne fillim te sezonit. Iakuinta? Eshte nje sulmues thelbesor, sidomos ne momentet e veshtira, por duhet njohur edhe merita e Del Pieros, q�_ luajtur shkelqyeshem. Napoli mbrohej mire dhe nuk dhuronte shume hapesira”, tha trajneri bardhezi qe me pas perfundoi: “Objektivi yne, qe ne fillim te sezonit, ishte zona Champions League dhe me kete ritem te treguar, sezonin e ardhshem, mund te synojme edhe me shume. Tani eshte e rendesishme te vazhdojme keshtu, sepse keto dy fitoret e fundit kane ngritur moralin e skuadres. Kritikat? Sic kam thene, ne Itali eshte e pamundur te jetosh pa te tilla paragjykime”.
Iakuinta: Ky Juventus mund te shkoje larg!
Ka qene “heroi” i mbremjes se Juventusit. Vincenco Iakuinta, ashtu si eshte pare gjithmone, edhe kete here, ka qene vendimtar per bardhezinjte, me golin e tij, shenuar ndaj Napolit: “Eshte nje fitore karakteri, fryt i punes se te gjitheve. Me vjen mire qe shenova golin qe vendosi takimin, por do te kisha qene i kenaqur edhe nese ndonje shok skuadre do ta kishte bere. Del Piero u tregua fantastik ne ate asist te bukur dhe une e shfrytezova ne menyren e duhur. Duhet te shohim gjithmone lart dhe te synojme majat e klasifikimit”.