Sulmuesi i Juventusit, David Trezege nuk mendon me per kombetaren, pasi tekniku Domenek e ka lene jashte per miqesoren e radhes perballe Anglise. Megjithate, ne mendjen e sulmuesit francez nuk eshte me Franca, por primare eshte Juventusi, i cili te shtunen ne mbremje do te perballet me Interin ne San Siro dhe do te kerkoje suksesin e pare per bardhezinjte pas skandalit te Calciopoli?t. Trezege shpreson te fitorja, edhe pse pranon se do te jete shume e veshtire. Nuk firmos per barazimin. Do te provojme te marrim fitoren, nuk do te jete e lehte, por ne nuk kemi se cfare te humbasim. Do te provojme te bejme me te miren tone dhe ti veme ne veshtiresi. Nese fitojme, atehere kampionati do te hapet. Shpresojme te fitojme perballe Interit, sepse fitorja e pare pas
Calciopoli?t ka nje vecanti shume te madhe. Per te gjithe kete qe ka ndodhur, preferoj qe titullin ta fitoje Roma. Ata dhe Interi kane dicka me shume se ne, ndersa Juventusi duhet te jete shume i kenaqur me vendin trete ose te katert, te cilat na cojne ne Champions League sezonin e ardhshem. Skuadra eshte e motivuar sepse te shtunen do te perballemi me skuadren me te forte te Italise. Interi me kujton Juventusin e tre apo kater vitete me pare.
Ibrahimovic? Eshte nje nder me te miret ne bote dhe do te me pelqente te luaja se bashku me te edhe per nje kohe te gjate. Tashme ai eshte kundershtari yne dhe duhet te tregohemi shume te kujdesshem sepse eshte nje sulmues i rrezikshem dhe qe mund te te ndeshkoje ne cdo moment.
Forma ? Per sa i perket formes se skuadres bardhezi, sulmuesi francez tha: E dime qe nuk po zhvillojme nje loje te mire. Ne krahasim me fazen e pare, jemi pak ne veshtiresi, por edhe skuadrat e tjera po vuajne. Eshte nje faze e rendesishme e kampionatit dhe piket jane ato qe vlejne me shume. Do te na duhet kohe per te arritur ne nivelet e Romes apo Interit. Kemi shume gjera per te permiresuar dhe duhet te fitojme cdo ndeshje, tha Trezege.
Kombetarja ? David Trezege analizoi situaten tij ne kombetaren e Frances, ku nuk eshte grumbulluar nga Rajmond Domenek per ndeshjen miqesore perballe Anglise. Domenek ka bere zgjedhjet e tij ne prag te Europianit dhe une nuk bej pjese ne projektet e tij. Nuk eshte nje drame, por vetem nje zgjedhje e trajnerit. Une ndihem shume mire, edhe pse deshira ime eshte qe te grumbullohem me kombetaren, por nje gje e tille nuk varet nga une. Nuk kam marre telefonata nga Domenek, edhe pse ai nuk eshte i detyruar te me jape shpjegime. Nuk kam folur me asnje nga shoket e mi te kombetares dhe kjo eshte pak e cuditshme. Kur kam patur dicka per ti thene Domenekut, ia kam thene personalisht, ndersa ai me eshte drejtuar mua publikisht. Synimi im eshte te beje gjithcka mire me Juventusin, ndersa me kombetaren ate qe kam patur mundesi ta fitoj e kam fituar. Gjithmone kam dhene maksimumin tim per kombetaren, edhe pse shume te tjere nuk e kane vleresuar punen time.