Kristiano Ronaldo e festoi mbajtjen e shiritit te kapitenit te Mancester Junaitedit ne menyren me te mire te mundshme, duke shenuar dy golat e fitores dhe duke thyer rekordin e Xhorxh Bestit. Nje mbremje e paharrueshme per portugezin, i cili vetem ne Premier League ka shenuar 24 here dhe eshte ne rrugen e duhur per te fituar Kepucen e Arte te Europes. Ai tha per te merkuren e endrrave: “Eshte gjithnje dicka e mire te jesh kapiten i skuadres tende, aq me teper kur ajo eshte Mancester Junaited. Per mua eshte nje nder dhe kenaqesi. Por pergjegjesite e mia jane serish te njejtat. Nuk me ka ndryshuar stilin e lojes apo personalitetin fakti qe jam kapiten. Per mua ishte nje mbremje e mrekullueshme”. Ronaldo shenoi dy golat e fitores qe e cuan Junaitedin tri pike para Arsenalit ne luften per titull, por portgezi kembengul se suksesi eshte i gjithe skuadres. “Jam shume krenar. Kur punon shume dhe vijne golat nuk mund te mos jesh i lumtur”, shtoi ai. “Por nuk behet fjale vetem per punen dhe golat e mi, shoket e skuadres me kane ndihmuar shume ne karrieren time. Per momentin ndihem majft mire dhe ne forme te shkelqyer. Por skuadra eshte gjeja me e rendesishme. Kur shenon ndihesh vertet mire, por jo aq sa kur fiton”. Goli i dyte i Ronaldos erdhi permes nje goditje denimi “ te firmosur”, qe e la portierin e Boltionit, Ali Al?Habsi, te shtangur. Dhe kur u pyet nese i kishte vene ndonje emer goditjes se denimit, ai tha duke qeshur: “Rraketa! Me pelqen qe njerezit te thone “Rraketa e Ronaldos”...”.