Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Empty
MesazhTitulli: Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile   Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile Icon_minitimeThu Mar 27, 2008 12:19 pm

Intervistė me prof. dr. Edmond Hajrizin, kandidat pėr drejtor tė pėrgjithshėm nė PTK Hajrizi
vlerėson kundėrkandidatėt e tij, por thotė se Bordi ka shumė arsye pėr
tė votuar pėr atė. Ai ka njė varg thirrjesh akademike brenda dhe jashtė
vendit. Sipas tij, PTK-ja shihet si njėra prej zgjidhjeve mė tė mira
pėr punėsim nė Kosovė, por edhe ata qė janė dhe vijnė nė PTK duhet tė
jenė mė tė mirėt.
Kush ėshtė Edmond Hajrizi? Mbron
doktoratėn nė Vienna University of Technology nė sistemet menaxhuese,
ndėrsa po nė kėtė universitet specializohet edhe mė tej nė post-
doktoraturė nė inxhiniering dhe menaxhment, me pėrqendrim nė menaxhimin
e sistemeve komplekse, menaxhim strategjik, proceseve, operativ etj.
Ndėrsa, studimet nė magjistraturė i ka pėrqendruar nė teknologjinė e
avancuar tė automatizimit, mekatronikės etj. Ka qenė drejtues i disa
programeve studimore dhe specialistike nė Vjenė dhe disa kompani
austriake tė teknologjisė sė lartė, Siemensit, WI-FI Vienna, Management
College,
menaxher
projektesh tė ndryshme, ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės,
ligjėrues dhe rektor nė UBT, anėtar i Bordit tė PTK-sė etj.
Hasan Saliu Prishtinė, 10 janar - Ka
bėrė njė sėrė specializimesh dhe studimesh edhe pas doktoraturės nė
Vjenė, duke qenė edhe bartės i shumė projekteve menaxhuese dhe tė
teknologjisė sė lartė. Nė Prishtinė ka themeluar dhe drejton
Universitetin pėr Biznes dhe Teknologji, ėshtė anėtar i Bordit tė
Drejtorėve tė PTK-sė, por tani kėrkon qė tė arriturat e tij
profesionale dhe shkencore t'i aplikojė nė PTK. Edmond Hajrizi thotė se
ka pėr qėllim ta marrė drejtimin e Postės dhe Telekomit tė Kosovės me
qėllim qė, siē shprehet ai, gjithkush nė Kosovė tė krenohet me sukseset
e kėsaj kompanie publike. Nė intervistėn pėr “Lajm” ai jep pėrgjigje
edhe nė pyetjen se pėrse vlerėsuesit duhet tė votojnė pėr tė.
“Lajm”: Si e vlerėsoni zhvillimin e deritanishėm tė garės? Hajrizi: Gara ėshtė duke rrjedhur mirė, shumė mirė. “Lajm”: Nė PTK thuhet se duhet ndryshuar shumėēka. Po e nisim nga telefonia fikse. Kemi rrjet mė pak tė shtrirė nė rajon. Hajrizi: Po,
ėshtė fakt se kėtu ka hapėsirė pėr tė bėrė shumė e shumė punė. Unė
personalisht mendoj se telefonia fikse ėshtė njėra prej anėve shumė tė
forta (potencialeve) qė ka PTK-ja dhe ne duhet ta shfrytėzojmė kėtė
patjetėr.
“Lajm”: Kemi dy kode ndėrkombėtare, nė telefoni fikse dhe mobile. Kur do zgjidhet kjo? Hajrizi: Kjo ėshtė mė shume ēėshtje qė lidhet edhe me statusin e Kosovės. Besoje se edhe kjo ēėshtje do te zgjidhjet shume shpejt. “Lajm”: “Vala” me ēmimet mė tė shtrenjta nė rajon, duket si operatori mė i keq. Ēfarė duhet pėrmirėsuar? Hajrizi: Unė nuk mendoj se “Vala” ėshtė operatori me i keq. Unė po ashtu nuk
mendoj se ēmimet e “Valės” janė mė tė shtrenjta nė rajon. Po investojmė
shumė qė “Vala” tė ketė njė infrastrukturė moderne dhe njė mundėsi pėr
tė qenė sa me afėr klientit edhe me ēmime mė te ulėta. Por, natyrisht
se sot kjo nuk mund tė jetė e mjaftueshme dhe duhet bėrė ndryshime dhe
zhvillime tė shumta nė mėnyrė qė ēdo gjė tė harmonizohet dhe tė
funksionoje asisoj qė ky operator publik kosovar tė jetė shumė i aftė
pėr t'u bėrė ballė sfidave tė tregut dhe teknologjisė sė lartė.
“Lajm”: Ēfarė duhet ndryshuar konkretisht? Hajrizi: Gjithkund
nė Kosovė, por edhe nė PTK, ka shumė potencial pėr ndryshime pozitive
tė vazhdueshme, cilėsore, por edhe nė disa raste pėr re-engineering.
Dhe unė po besoj pikėrisht kėtu do te jetė detyra ime kryesore si
profesionist. Ndryshimet pozitive duhet te shihen menjėherė.
“Lajm”: PTK-ja me rreth 2500 punėtorė, shpesh shihet si zgjidhje mė e mirė pėr punėsim... Hajrizi: Po,
ėshtė e vėrtetė qė PTK-ja shihet si njėra prej zgjidhjeve mė tė mira
pėr punėsim nė Kosovė. Unė mendoj se dhe dėshiroj qė edhe me tutje
PTK-ja tė konsiderohet ndėrmarrja me zgjidhjen mė te mirė pėr punėsim,
por edhe ata qė janė dhe vijnė nė PTK do tė jenė mė te mirėt.
Sa
mė pėrket mua, ju e dini se unė jam i punėsuar... Por, si drejtor nė
PTK dua tė jap kontributin tim profesional dhe menaxhues qė e kam
arritur nė specializimet dhe pėrvojat e shumta nė universitetet
prestigjioze evropiane.
“Lajm”: Ka pasur kritika pėr transparencėn financiare nė PTK. Si do ta ndryshoni gjendjen? Hajrizi: Menaxhimi
i financave, kontabiliteti dhe auditimi, janė fusha qė kėrkojnė pa
mėdyshje zhvillim dhe nivel tė lartė profesional jo vetėm ne PTK. Kėtu
kemi mungesė tė madhe tė kuadrit nė Kosove dhe nė kėtė drejtim duhet
patjetėr te ndėrmerren hapa pėr pėrsosjen e kuadrove, pėrmirėsimin e
proceseve dhe nė kėtė mėnyrė mund tė kemi dhe duhet tė kemi
transparencė mė tė mire, jo vetėm pėr publik, por edhe pėr mundėsinė e
vendimmarrjeve profesionale tė bazuara nė fakte dhe rezultate...
“Lajm”: Telekomi ėshtė i vetmi operator i paprivatizuar nė rajon dhe mė gjerė. Si duhet bėrė kjo, sa pėr qind duhet privatizuar? Hajrizi: Bazuar
nė trendet e zhvillimit dhe ndėrtimit te operatorėve nė Evropė dhe
rajon, privatizimi shihet si alternativa mė interesante me tė cilėn
shteti ka mundėsi tė ketė beneficione, tė ketė investime nga jashtė,
por edhe cilėsia e shėrbimeve mund tė rritet. Kjo varet shumė nga
politikat e shtetit tė Kosovės se si do tė jetė vizioni dhe strategjia
e tyre nė kėtė drejtim. Por, ėshtė shumė me rėndėsi tė vendoset nė atė
mėnyrė qė tė pėrfitojnė tė gjithė: qytetarėt e Kosovės,
Qeveria dhe bashkėpunėtorėt e PTK-sė. Nė bazė tė kėtij pėrfitimi dhe
vlerave qė posedon PTK-ja, duhet marrė vendim se a duhet privatizuar
dhe sa pėr qind duhet privatizuar. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė
profesionale dhe ne po punojmė nė kėtė drejtim.
“Lajm”: Pėrse duhet tė fitoni ju, pėrse duhet t’ju zgjedhin juve? Hajrizi: Kam
edukim superior nė shumė disiplina tė cilat lidhen direkt me proceset e
PTK-sė, pėrvoja tė suksesshme ndėrkombėtare dhe vendore nė menaxhim
modern dhe teknologji tė larte, aftėsi pėr udhėheqje dhe ndėrmarrėsi,
ekspert i fushave tė ndryshme, njohės i mirė i zhvillimeve nė PTK vite
me radhe; konsulent dhe ekspert ndėrkombėtar pėr biznes, teknologji dhe
edukim, bartės i shume programeve dhe projekteve pėr transferin
ndėrkombėtar tė dijeve dhe teknologjive nė Kosove; themelues dhe rektor
i Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji, profesor nė shume programe
studimesh tė organizuara nga universitete me renome botėrore pėr
menaxhment etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
Edmondi, potencial pėr kompaninė mė profitabile
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Lajme e Portalit-
Kėrce tek: