Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 Slomka: Nuk na duhet mrekullia!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ximi
VIP
VIP
ximi


Male
Numri i postimeve : 1761
Registration date : 09/03/2008

Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Empty
MesazhTitulli: Slomka: Nuk na duhet mrekullia!   Slomka: Nuk na duhet mrekullia! Icon_minitimeWed Apr 09, 2008 8:56 pm

Trajneri i Shalkes, Mirko Slomka, kėmbėngul qė skuadra e tij nuk ka nevojė pėr njė mrekulli pėr t’u kualifikuar nė gjysmėfinalet e Champions League. “Blutė mbretėrorė” kanė nevojė tė pėrmbysin nė “Camp Nou” humbjen minimale tė ndeshjes sė parė dhe trajneri gjerman beson qė skuadra sė tij do t’i mjaftonte mė e mira qė di tė bėjė pėr tė shkaktuar njė surprizė tė bujshme. “Barcelona ėshtė njė skuadėr shumė e mirė dhe ka disa lojtarė tė mrekullueshėm, por ne do tė shkojmė nė fushėn e tyre pėr tė tentuar fitimin e ndeshjes”, deklaroi Slomka nė konferencėn pėr shtyp tė ditės sė martė. Shalke nuk ėshtė kualifikuar kurrė nė historinė e saj nė gjysmėfinale tė Champions League, por Slomka shton: “Tė thuash qė kemi nevojė pėr njė mrekulli ėshtė njė ekzagjerim. Nėse lojtarėt japin mė tė mirėn dhe luajnė njė ndeshje tė mirė si individualisht ashtu edhe kolektivisht, atėherė nuk kam dyshime qė mund ta fitojmė ndeshjen dhe tė kualifikohemi”. Forma e Barcelonės nė ndeshjet e fundit ėshtė bėrė objektiv i fortė kritikash pėr shtypin spanjoll. Gjigantėt katalanas kanė fituar vetėm njė prej tetė ndeshjeve tė fundit, por Slomka mendon se nuk ka kurrė njė “moment tė mirė” pėr tė luajtur ndaj Barcelonės. “Vetėm sepse barazuan pa gola me Getafen nė javėn e fundit tė kampionatit nuk ėshtė e drejtė tė thuhet qė Barcelona nuk ėshtė nė formė tė mirė. Ky nuk ėshtė aspak njė shembull i goditur sepse Getafe luajti nė “Camp Nou” pėr tė mos pėsuar gol, ndėrsa ne duhet tė shėnojmė domosdoshmėrisht pėr t’u kualifikuar”. Nė fund, Slomka e komentoi kėshtu mungesėn e Mesit, Dekos dhe Ronaldinjos: “Tė gjithė futbollistėt e Barcelonės janė tė rrezikshėm. Kėto tre mungesa janė tė rėndėsishme, por zėvendėsohen nga lojtarė tė tjerė tė mėdhenj si Ksavi apo Iniesta. Barēa mbetet njė skuadėr shumė e fortė edhe pa Ronaldinjon, Dekon e Mesin”.

Altintop: Jam shumė optimist

Sulmuesi turk, Halil Altintop ka besim tė verbėr nė mundėsitė e skuadrės sė tij pėr tė avancuar mė tej. “Duam tė fitojmė, tė avancojmė nė gjysmėfinal tė Champions dhe besoj se kemi njė shans tė mirė pėr t’ia dalė mbanė. Nė ndeshjen e parė meritonim shumė mė tepėr, por nuk patėm fat. Nuk luajtėm mirė nė pjesėn e parė, por nė tė dytėn e dominuam ndeshjen dhe kjo na bėn qė tė ndihemi shumė optimistė pėrpara vizitės nė “Camp Nou””.

Asamoah: Mund t’ia dalim!

Gerald Asamoah, sulmuesi i kombėtares gjermane vė bast pėr Shalken: “Pa dyshim, ėshtė e qartė qė do tė jetė shumė e vėshtirė, por askush nuk besonte qė kishim njė shans pėr t’u kualifikuar deri kėtu. Mė pas, askush nuk besonte qė kishim nė shans ndaj Barcelonės dhe nė ndeshjen e parė nė shtėpi treguam qė jemi nė gjendje t’i mbyllim nė portėn e tyre pėr 45 minuta. Kemi nevojė pėr pak fat, por nuk ka dyshime qė kemi cilėsinė pėr t’ia dalė mbanė”.

Kuranji: Nuk jemi dorėzuar!

Sulmuesi i Shalkes, Kevin Kuranji i bashkohet shokėve tė tij nė optimismin pėrpara “zbarkimit” nė Barcelonė. “Luajtėm agresivisht nė pjesėn e dytė nė shtėpi, pa frikė dhe kjo ėshtė ajo qė duhet tė bėjmė edhe nė “Camp Nou”. Fakti qė Barēa do ta nisė si favorite nuk do tė thotė qė gjithēka ka pėrfunduar. Ne e dimė qė mund ta pėrmbysim rezultatin, e dimė qė mund tė shėnojmė nė “Camp Nou” dhe po presim me padurim qė ta vėrtetojmė kėtė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
Slomka: Nuk na duhet mrekullia!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Qka mendoni qka duhet shtuar ne hard team e qka duhet te hjeket
» ballak duhet te jemi ne top form

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: