Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Empty
MesazhTitulli: UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin   UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin Icon_minitimeSat Mar 15, 2008 1:28 am

Ndėrtimet e paligjshme vėrshojnė me shpejtėsi drejt zonės sė mbrojtur tė Butrintit. Asnjė kriter nuk zbatohet nė ndėrtim dhe nuk ka asnjė masterplan tė hartuar. Kufijtė e mbrojtur tė Parkut rrezikohen. Ndėrkohė qė vet qeveria ka miratuar ndėrtimin e tre fshatrave tė mėdhenj turistik nė zonėn e mbrojtur. Informacioni vjen nga raporti i UNESCO-s pėr Butrintin dhe specialistėt japin alarmin. Ndėrtime tė pakontrollueshme dhe dėme tė pakthyeshme pėr vlerat e trashėgimisė botėrore. Kritikat dhe sugjerimet gjenden brenda njė raporti prej shumė faqesh tė pėrgatitur nga specialistėt e UNESCO-s, pas vizitės sė tyre nga 17 deri nė 21 prill 2007. Pas vėzhgimeve tė bėra nė Parkun e Butrintit, grupi i specialistėve i pėrbėrė nga Znj. Anastasia Tzigounaki (UNESCO/WHC/EUR), Z. Giora Solar (ICOMOS) dhe Z.Gamini Wijesuriya (ICCROM), kanė konstatuar tė gjitha ngėrēet pėr ruajtjen, menaxhimin dhe zhvillimin e Parkut. Raporti ėshtė hartuar qė nė muajin maj tė 2007-ės dhe u ėshtė dorėzuar autoriteteve tė Butrintit dhe tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Asnjė nga kėto informacione nuk ėshtė bėrė publike deri mė sot. Pas njė krahasimi me raportin e 2005-ės, specialistėt e UNESCO-s kanė dhėnė njė pamje tė qartė tė gjendjes sė Butrintit gjatė 2007-ės. Kritikat prekin edhe mungesėn e njė plani tė pėrcaktuar qartė tė menaxhimit tė Parkut, ndėrprerjen e disa projekteve tė pėrcaktuara mė parė, mungesėn e hartave tė specifikuara pėr gėrmimet e bėra deri mė tani nė Butrint dhe njė plan gėrmimi pėr tė ardhmen, mungesėn e programeve pėr reduktimin e rritjes sė niveleve nėnujore, njė problem i pėrhershėm i Parkut. Nė raport theksohet gjithashtu edhe domosdoshmėria e njė plani pėr vizitat nė Butrint, nė mėnyrė qė vizitorėt tė mos ēorientohen e tė shohin pjesė tė shkėputura tė qytetit antik. Jashtė vėzhgimit nuk janė lėnė edhe ekspeditat e huaja qė veprojnė nė kėtė territor, tė cilat pėrgjithėsisht nuk kanė njė plan afatgjatė tė zhvillimit. Gjithēka ėshtė pėrcaktuar nė hollėsi nė faqet e raportit, informacion qė do tė jetė bazė pėr tė parė ecurinė e Parkut gjatė vizitės tjetėr tė specialistėve nė 2009-ėn.


Ndėrtimet
Me nota kritike dhe alarmuese shprehen specialistėt pėr ritmet e ndėrtimeve drejt zonės sė mbrojtur tė Butrintit, i shpallur trashėgimi botėrore. Ndėrsa u bėjnė veēanėrisht thirrje banorėve tė Ksamilit pėr ndėrgjegjėsim ndaj kėsaj pasurie, specialistėt shprehen se kanė marrė informacione qė qeveria ka aprovuar tre fshatra turistikė brenda zonės sė mbrojtur tė Parkut. Njė konstatim i panjoftuar mė parė pėr ta. “Misioni ėshtė informuar se ndėrtimi i tre fshatrave turistikė nė zonėn e mbrojtur ėshtė aprovuar. Kjo ėshtė njė shenjė e qartė e papėrgjegjshmėrisė dhe nėse kjo tendencė vazhdon, do tė kėtė pasoja tė pariparueshme pėr atė ēka po ndodh brenda qendrės arkeologjike”, - shkruhet nė raport. Nė tė dhėnat e vitit 2005, ku vlerėsohen marrėdhėniet institucionale tė vendosura mes autoriteteve tė Parkut dhe njėsive vendore tė menaxhimit e tė pushtetit lokal, theksohet qė nė atė kohė qeveria kishte dhėnė garanci se 50 metra jashtė vijės ku kalon kufiri administrativ do tė ruheshin tė paprekura kėta kufijtė. Nė vitin 2007 specialistėt e shohin tė rrezikuar kėtė kufi. Ndonėse nė raport theksohet se deri mė tani nuk ka asnjė ndėrtim tė paligjshėm brenda Parkut, ata japin alarmin pėr prishjen e ekuilibrit mes vlerave kulturore dhe natyrore tė qytetit antik. “Duke qenė se situata e ndėrtimeve nė fshatin Ksamil ėshtė alarmuese, duhet sa mė parė tė jetė e mundur qė tė pėrgatitet njė master plan pėr zhvillimet urbanistike nė kėtė fshat. Ėshtė ēėshtje urgjente ndėrhyrja e autoriteteve tė Parkut pranė Agjencive tė Zhvillimit pėr tė ndaluar impaktin negativ qė sjellin kėto ndėrtime nė zonėn tashmė tė pėrcaktuar si pjesė e trashėgimisė botėrore”, - kanė shkruar specialistėt. Gjatė vizitės ata kanė konstatuar se nuk ka dhe nuk ėshtė parashikuar asnjė lloj ndalimi, frenimi nė distancėn e ndėrtimit drejt kufijve dhe brenda Parkut. Sipas tyre, pėr momentin nuk kanė parė asnjė kufizim pėr konstruksionet, lartėsitė, pamjen, kompozimin vėllimor etj. Misioni shprehet nėnvizon raporti, se situata ėshtė alarmante nė kufijtė e pėrcaktuar nė vendimin e qeverisė. Megjithėse nė tė kaluarėn, nė mjediset e administruara nga autoriteti i administrimit tė Parkut, janė ndėrmarrė njė seri prishjesh ndėrtimesh tė paligjshme, specialistėt rekomandojnė qė tė prishet edhe njė i tillė, i mbetur qė nga vitit 2003.


Menaxhimi
Specialistėt e UNESCO-s janė ndalur edhe nė situatėn e brendshme tė Parkut. Nė vėmendjen e tyre kanė qenė edhe programet konservuese e restauruese, planet menaxhuese pėr zhvillimin e Butrintit, gėrmimet nga ekspeditat e huaja, por edhe shėrbimi ndaj vizitorėve, programet edukative, trajnimi i punonjėsve apo edhe aktivitete e ndryshme brenda kėsaj zone tė mbrojtur nga UNESCO. Raporti konstaton se Plan Menaxhimi i viteve 2005-2007 nuk ishte pėrfunduar gjatė vizitės sė tyre, ndėrsa shprehet se plani i dorėzuar pėr vitin 2007-2012 nuk ėshtė i plotėsuar dhe pėrmban vetėm sugjerime dhe jo programe tė qarta zbatimi. “Procesi i pėrgatitjes sė kėtij plani nuk ka ndjekur metodologji tė pranueshme. Ai duhet tė plotėsohet qė tė pėrmbajė plane tė qarta zbatimi, dhe jo vetėm rekomandime pėr hartimin e tyre. Plani duhet tė pėrfshijė menaxhimin e vizitorėve, plan pėr gatishmėri nė rast rreziku, vlerėsimin e kostos pėr hartimin e kėtij plani veprimi etj”, - theksohet nė raport. Gjithashtu, ėshtė konstatuar se projekti i miratuar nė Kėshillin Shkencor dhe bordin e Butrintit qė kryesohet nga ministri pėr ndėrtim nė hyrje tė Parkut tė njė kompleksi ndėrtimesh si parkingu i autobusėve, zyra e informacionit, biletaria etj, ėshtė ndėrprerė. Veē murit rrethues tė pėrfunduar nė 2005 dhe njė kioske pėr bileta-shitje, asgjė tjetėr nuk ėshtė realizuar. Specialistėt sugjerojnė qė projekti tė vazhdojė sipas atij tė hartuar mė parė. Tė dėrguarit e UNESCO-s kanė vėnė nė dukje domosdoshmėrinė e hartimit tė hartave tė detajuara me tė dhėnat arkeologjike, ku tė pėrfshihen gėrmimet e kryera mė parė. “Pėrgatitja e hartave tė tilla ėshtė njė domosdoshmėri pėr menaxhimin, kėrkimet e ardhshme, planifikimin dhe duhet tė jetė prioritet”, - thuhet nė raport. Qė nga 2005 nuk ėshtė mbaruar pėrgjithėsuesi mbi identifikimin e gjetjeve arkeologjike dhe zonifikimi i rajonit si trashėgimi botėrore, ku duhet tė kishte mbaruar materiali studimor pėr tė fituar statusin e pėrcaktuar si zonė e “Peizazhit kulturor”. Rekomandimet kanė qenė qė Parku duhet t’i bėnte kėrkesė UNESCO-s qė tė aplikonte pėr kėtė status. Deri mė sot, sipas dokumentacionit qė UNESCO zotėron, askush nuk ka kėrkuar njė gjė tė tillė. Nė raport kėrkohet qė ekspeditat e huaja tė respektojnė me pėrpikėri legjislacionin shqiptar dhe rregulloren e Parkut pėr tė pasur nė qendėr tė vėmendjes strategjinė afatgjatė tė gėrmimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
UNESCO, Raport kritik pėr Butrintin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Arti dhe Kultura-
Kėrce tek: