Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeMon Dec 19, 2011 3:20 pm nga baton

» Download 62 Programe
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeThu Dec 15, 2011 12:09 pm nga muha

» Paraqitni problemet tuaja
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeWed Dec 14, 2011 12:55 pm nga muha

» Nese e kini XP jo Origjinal atehere merrne patjeter ket Software
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeSun Dec 20, 2009 6:03 am nga CLIRIMI

» Chocolatier 2: The Secret Ingredient
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeMon Nov 02, 2009 7:38 pm nga konvict

» Beni KErKEsa pER fIlmA
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeThu May 07, 2009 11:20 am nga ZAMIRI75

» Exclamation 1 menyr per web hacking
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeSat Feb 07, 2009 5:11 pm nga p!rAt-xXx

» SONY ERICSSON S001 – I KA TĖ GJITHA
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeTue Feb 03, 2009 2:55 am nga p!rAt-xXx

» prezentimi
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeWed Oct 29, 2008 9:10 pm nga Shkodran

Navigacion
 Portalli
 Indeksi
 Lista e Anėtarėve
 Profili
 Kėrko
Shiko rezultatet live

 

 Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ex-KinG
Anetar/e me pervoje
Anetar/e me pervoje



Male
Numri i postimeve : 598
Age : 33
Location : n'RAP home
Job/hobbies : Programming and sport
Registration date : 04/02/2008

Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Empty
MesazhTitulli: Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless)   Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless) Icon_minitimeSat Apr 12, 2008 2:35 am

Vitet e fundit eshte perhapur ne permasa te
konsiderushme rrjeti pa tel, i cili eshte bere nje nga mjetet e
komunikimit me te preferuara me kosto te arsyshme dhe i lehte ne
perdorim. Teknologjia pa tel eshte rritur shume ne perdorusat shtepiake
si dhe njerez qe udhetojne. Po rritet numri i pikave te aksesit te
internetit pa tel, ne dyqane, kafe, aeroporte, hotele, etj. Per te
gjithe ato qe mendojne te kalojne nga lidhjet me tel te desktopave ne
lidhje pa tel te laptopave, duhet mbajtur mire parasysh rreziku dhe
kercenimet e jashtme qe ky sistem rrjeti pa tel paraqet. Njohja e
ketyre rreziqeve, nenkupton, mbrojtjen e rrjetit pa tel dhe perdorimin
e laptopit ne menyre te sigurte, per te mbrojtur, sinjalin e internetit
nga vjedhjet si dhe ruajtjen e privacise, nga ekspozimi i faqeve qe
sheh ne laptop, emailit, fjalekalimeve dhe materialeve te ruajtura ne
laptop. Kur flasim per mbrojtje ne fushen e kompjuterave, atehere
menjehere na shkon ndermend fjala siguri. Nqs nuk siguron rrjetin pa
tel, cdo njeri me nje laptop qe ndodhet brenda rrezes se lidhjes tende
te laptopit me piken e aksesit te internetit, mund te arrije te marre
te marre internet falas nga laptopi jot. Shkalla e transmetimit te
sinjalit te interneti pa tel ne ambjente te brendshme luhatet nga 50
metra deri 100 metra. Kurse ne ambjentet e jashtme shkalla e
transmetimit te sinjalit nga pikat e aksesit (akses point) mund te
shkoje deri ne 330 metra. Mbajtja e lidhjes se internetit pa tel krejt
te pasigurte, krijon shance qe kjo lidhje interneti te perdoret nga
njerez te tjere ne lagjen ku jeton dhe ndodhen brenda rrezes se
transmetimit te sinjalit nga pika e aksesit. Pasojat ne kete rast jane;
Rritja e numrit te lidhjeve te internetit ne serverin. Me ate server
nuk lidhet vetem laptopi jot, por edhe laptopa te tjere ne lagje qe
vjedhin sinjalin tend. Gjithashtu kjo krijon pasoje ne uljen e
bandwidth e cila shoqerohet me shpejtesi te uleta te internetit,
shfletimit te faqeve, shkarkimet dhe ngarkimet e aplikacioneve. Por ajo
qe eshte me e keqja, perdorusit qe te vjedhin sinjalin, mund te
abuzojne me internetin, merren me aktivitete te paligjshme, si hacking,
cracking, distribucion droge, tregeti te paligjshme, etj Gjithashtu
mund te monitorizohet aktiviteti i laptopit tend nga perdorus te
jashtem, te pa autorizuar, mund te vidhen e, lexohen emailat, faqet qe
shikon etj. Ekziston mundesia qe ato mund te te hapin skedaret ne
laptopin tend, te instalojne skripte, viruse, trojane, spyware deri
duke kaluar ne situata ekstreme duke marre kontroll te plote te
laptopit tend, per ta fikur, ndezur, aktivizuar programe, aplikacione
pa vullnetin tend, hequr, prishur, shkaterruar etj.
Nqs te gjitha sa
thashe me lart ndodhin, kjo tregon qe rrjeti pa tel eshte i pasigurte.
Praktika e vjedhjes se sinjalit me pak fjale nga pirate sinjali pa tel
eshte kjo. Dikush me laptop me njohje te mire te sistemeve te rrjeteve
pa tel me nje antene te fuqishme, mund te skanoje per rrjete pa tel te
pasigurta ne zonen ku jeton dhe te arrije te krijoje lidhje me keto
rrjete te pasigurta duke maskuar identitetin e tyre si hajdute. Ai
gjithashtu mund te kryeje nje sulm te menduar ndaj laptopit te
pambrojtur. Problemet e sigurise ne teknologjine pa teljane shume me te
mprehta dhe me serioze krahasuar me rrjete tradicionale me tel. Per te
mbrojtur rrjetin pa tel qe laptopi perdor duhen bere keto gjera:

1. Beje rrjetin pa tel te padukshem.

SI?
Pikat e aksesit ose akses point jane prezent ne laptopat me lidhje
interneti dhe njihen me emrin identifikusi i transmetimit. Ne disa
raste ky tregues, lihet ne laptop i dukshem, aktiv dhe vlen ne rastet e
pikave te internetit pa tel falas te dyqaneve te kafeve, aeroporte dhe
hoteleve qe duan te ndihmojne klientet te gjejne dhe lidhen me pikat e
aksesit te rrjetit. Per ta bere rrjetin pa tel te padukshem per
laptopin qe perdor duhet pare manuali i pikave te aksesit dhe lexohen
instruksionet se si te caktivizohet identifikusi i transmetimit, ose
njihet ndryshe edhe si SSID. Ne rastin e laptopave Mac duhet pare dhe
manuali per instruksionet per krijimin e nje rrjeti te mbyllur. Ky
eshte hapi i pare i mbrojtjes se rrjetit qe laptopi perdor. Nuk
garanton sigurisht 100 perqind siguri.

2. Hapi tjeter ka te beje me ndryshimin e emrit te rrjetit pa tel.

Mekanizmat
harduere te pikave te aksesit qe jane nje pjese kritike e laptopave
vijne nga fabrika me nje identifikus servisi qe njihet me emrat SSIS,
ESSISO. Emrat e ketyre serviseve identifikuse qe caktohen nga kompanite
prodhuse te laptopave, nuk jane sekret, jane shume te njohura dhe mund
te shfrytezohen nga piratet e sinjalit pa tel ne lagje, per te perdorur
sinjalin e internetit qe laptopi perdor, per te pare se cfare shikon ne
laptop etj. Kur ndyshon SSIS-ne e fabrikes dhe vendos nje te re mendo
te futesh dicka qe te jete e pamundur te merret me mend. Njelloj sic
behet me krijimin e nje i.

3. Ndrysho in e administratorit ne laptop rregullisht.

Fjalekalimin
beje mbi 7 karaktere perfshire ne ndertimin e tij futjen e kombinuar te
shkronjave, numrave dhe karaktereve speciale si pikecuditse, pikpyetje,
thonjeza, kllapa, viza te mesme, shenje dollari $ etj. Kjo te siguron
qe eshte krijuar nje shume i forte, shume shume i veshtire ta krakohet.
Nqs mekanizmi jot i akses point nuk ka duhet te krijohet nje i forte
duke mbajtur parasysh ato qe u thane me lart

4. Enkripto trafikun e rrjetit.

Mekanizmi
i pikes se aksesit te lejon te enkriptosh trafikun midis laptopit dhe
pikes se aksesit. Enkriptimi i trafikut nuk eshte gje tjeter vecse nje
konvertimi i paketave qe dergohen ne nje lloj kodi qe mund te kuptohet
vetem nga laptopi
duke perdorur nje celes per leximin e atij kodi.

5. Perdor shkembinin e skedareve ose sic njihet ndryshe "file sharing" me shume kujdes

Nqs
nuk ke nevoje dhe detyrim te shkembesh skedare, aplikacione, direktori
te ndryshme ne nje rrjet lokal, ose internet atehere te duhet te
caktivizohet funksini "File sharing" ne laptop. Ose, krijo nje dosje te
vecante ose direktori te vecante. Zhvendos skedaret qe don te shkembesh
ne ate dosje, pa kompromentuar direktori dhe dosje me informacion
privat, kritik. Gjithashtu, cdo skedar dosje qe e shkemben duhet ta
mbrosh me, qe te merret nga persona te autorizuar qe i njeh, miq, etj
dhe jo te tjere. Mbrojtja e ketyre skedareve duhet bere me fjalekalim
te forte mbi 7 karaktere. Kurre mos fut komplet hard drajverin e
laptopit per ta shkembyer ne internet ne aplikacione si Limewire,
Bearshare, Emule etj.

6. Programi qe perdoret per mekanizmin e pikes se aksesit te laptopit duhet mbajtur i azhurnuar

Duhet
kontrolluar ne faqen ne internet te kompanise qe ka krjuar programin
per te kryer azhurnimet, shkarkuar patchet e sigurise, ose shkarkuar
versione me te reja te programit qe jane nje avancim ne sigurine qe
programi perdor si dhe funksionalitetin, pastrimin e kodit te programit
nga difekte, shtimi i funksioneve te reja etj.

7. Sherbimi qe ofron lidhjen me internetin

Sherbimi
qe te ofron internetin zakonisht publikon materiale, aplikacione,
udhezime se si te forcohet mbrojtja e rrjetit. Duhet frekuentuar shpesh
faqja e serverit te internetit per te pare te rejat me te fundit ne
fushen e sigurise.

Nje laptop i lidhur ne internet mund te te
beje me produktiv dhe pasuroje njohurite, por te ekspozon ndaj shume
kercenimeve dhe rreziqeve kur ate e perdor ne udhetime. Piratet e
rrjetit pa tel mund te sulmojen pikat e aksesit publike ne internet
kafe, aeoroporte hotele etjFillimisht ato grumbullojne te dhenat per
keto pika aksesi dhe ndryshoje ato duke futur sinjal me te forte ne
keto pika aksesi. Perdorusit qe do perdorin internet kafete pa tel do
kerkojne per rrjete me sinjalin me te forte dhe realizojne lidhje me
laptopin e piratit i cili mund te lexoje paketat e derguara nga laptopi
viktim, lexoje faqet, vjedhe fjalekalime, numra kredit kartash etj. Ky
si fenomen njihet me emrin sulm
binjak. Shume pika aksesi interneti
pa tel publik jane te pasigurta edhe per faktin se ato perdorin
protokoll komunikimi te pa enkriptuar qe do te thote qe paketat e
informacionit nga keto pika aksesi dergohen dhe merren te
paenkriptuara. Kjo le shteg per piratet te perdorin aplikacione
speciale per te monitorizuar pikerisht paketat e informaciont, kapur
keto paketa analizuar dhe rikonstruktimin e informacionit nga teresia e
ketyre paketave. Ky fenomen njihet edhe me emrin sniffing. Nje tjeter
rrezik paraqet edhe lidhja e nje laptopi me nje ose disa laptopa te
tjere duke krijuar nje rrjet lokal laptopash qe perdorin kartat e tipit
802.11 dhe Wi-fi. Keto rrjete njhen me emrat "ad-hock" qe lidhin
laptopa me njeri tjetrin qe jane brenda rrezes se pikes se aksesit. Nje
pirat me nje karte wi-fi ose karte 802.11 mund te arrije te konfiguroje
laptopin e tij ne situate "ad-hock mode" dhe duke perdorur antene me
sinjal te forte mund te skanoje rrjetin ne zonen ku jeton dhe te arrije
te futet ne rrjetin e laptopave. Duhet shtuar qe shume kompani qe
shesin karta rrjeti 802.11 ose wifi e kane funksionin "adhock" te
aktivizuar. Nje rrjet i pasigurte ne pikat e aksesit pa tel publik i
shoqeruar me shkembim skedaresh "file sharing" te pasigurte mund te
krjijoje pasoja shume te renda ne vjedhje dhe abuzim me informcionin,
perhapje virusesh, spyware nga piratet e rrjetit. Nje fakt tjeter qe
perben kercenim ne pikat e aksesit te internetit pa tel ne ambjente
publike eshte edhe prezenca e shume perdorusa qe e punojne laptopin e
tyre ne keto ambjente publike dhe jane brenda rrezes me kompjuterin
tend ne rrjet. A mund te jesh i sigurte ne kete situate? I ndodhur
prane me laptopa te personave qe nuk i njeh? Cfare jane duke bere ato
me laptopat e tyre ne ate moment? Shikojne punen e tyre apo merren me
pislleqe te kontrollojne informacionin qe percillet nga laptopat e
tjere prane? E thene shkurt dhe thjesht. Ambjentet publike qe sigurojne
lidhje interneti pa tel jane te pasigurta dhe te rrezikshme. Nqs nuk ka
shance te perdoresh nje lidhje pa tel ne keto ambjente publike VPN
(virtual private network) atehere per arsye sigurie, kurre nuk duhet
hapur dhe lexuar emaili ne keto ambjente publike. Kurre nuk duhen
perdorur faqe ku te duhet te fusesh emer dhe fjalkalim. Kurre nuk duhet
bere pazar ne internet ne ambjente publike si internet kafe pa tel,
aeroporte, hotele. Pazari ne internet kerkon kredit karte, adresa,
informacion personal. Kurre nuk duhet te futesh ne faqen e bankes ku ke
llogarine tende per te pare situaten me llogarine bankare qe ke, apo
bere ndonje transaksion. E njejta gje edhe me faqen e kompanise se
telefonit per te pare faturen e telefonit apo per te bere ndonje
pagese. Rrjetet private virtuale e bejne te sigurte komunikimin edhe ne
internet kafete pa tel dhe pikat e tjera (hotspot) qe ofrojne internet
pa tel falas. Ben login ne virtual privat rrjetin e kompanise dhe je i
sigurte pasi informacioni qe dergon dhe ai qe merr jane te koduar
(encriptuar) me celes, qe eshte shume i veshtire per tu gjetur dhe
dekriptuar, deshifruar dhe lexuar informacionin. Ne ambjente publike
sigurohu qe askush nuk ndodhet mbrapa teje kur punon me laptopin.
Gjithashu ne keto raste caktivizo funksionin e shkembimit te skedareve
ne laptop (file sharing). Ne cdo rast perpiqu te kryesh enkriptimin ne
komunikim, pra paketat e informacionit te dergohen te koduara sipas
protokollit WPA qe ofron mbrojtje me te mire se sa protokolli WEP. Mire
eshte te perdoret firewalli qe ka kompjuteri, ose firewalli i routerit,
per te kontrolluar serviset, proceset dhe numrat IP te padeshiruara qe
kerkojne te lidhen me laptopin.

Kisha
te shtoj edhe diqk: "Mos te mendon ndokush se po ti bej keto gjera do
te jet i sigurt ne Wireless"kjo eshte nje mbrojtje sadopak e vogel ne
Wireless une do te thoja qe nuk ka siguri te plote per perdoruesit e
Wireless-it...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.hard-team.org
 
Mbrojtje e rrjetit pa tela(Wireless)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreziqet dhe mbrojtja e rrjetit pa tela
» Njoftim i pergjithshem per Wireless
» Si ta konfigurojm CNet Wireless AP CWA
» Rrjetat lokale pa tela (Wireles LAN)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Rrjeta-
Kėrce tek: