[tr][td class=lajmikryesor_intro] Drejtori sportiv i Bajernit tė Munihut, Uli Henes, gjatė njė emisioni sportiv nė televizionin gjerman "ZDF", ka paralajmėruar njė blerje tė madhe gjatė kėsaj vere. [/td][/tr][tr][td]"Nė edicionin e ardhshėm nuk mund tė bazohemi vetėm nė Ze Roberton, ngase ai ka mundėsi qė do t'i luajė javėt e fundit tė karrierės sė tij. Ndėrkaq, Van Bomel na ka zhgėnjyer aq shumė me mosdisiplinė nė fushė dhe jashtė saj, prandaj duhet tė gjurmojmė pėr njė mesfushor tė nivelit tė lartė", ka theksuar Henes. Nė pyetjen nėse ekziston ndonjė emėr konkret, drejtori sportiv i Bajernit ka dashur t'i shmanget pėrgjigjes. "Vitin e kaluar pėr 25 milionė euro kemi blerė Frank Riberinė nga Marseja. Ai ėshtė njė futbollist i shkėlqyeshėm, por milionat nuk garantojnė gjithmonė pėrforcime tė qėlluara. Do t'i vėzhgojmė ata futbollistė, tė cilėt mund tė sjellin pėrparim nė lojėn tonė", ka theksuar Henes, i cili mė pas megjithatė ka pėrmendur dy emra, pėr tė cilėt ėshtė folur nė klubin bavarez. "Flamini dhe Deko janė dy lojtarėt pėr tė cilėt mendojmė mė sė shumti", ka nėnvizuar Henes.[/td][/tr]